PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

"Denoncuesi u ekzekutua me plumb ne koke"

Artan Cena
E Premte, 16 Maj 2008

Nuk ka me asnje dyshim rreth shkaqeve te vdekjes se Gani Kamberit, trupi i te cilit u gjet i pajete prane autostrades Tirane-Durres, prane fshatit Kashar, me 13 tetor te vitit 2007. Denoncimi per pronen e zaptuar, qe shkonte ne 10 hektare, i ka kushtuar jeten 50-vjecarit. Mjekesia Ligjore konfirmon se babai i pese femijeve eshte ekzekutuar me plumb pas koke dhe nuk eshte vetevrare, ashtu sic u deklarua nga policia fillimisht. Ekspertet e policise se Tiranes i ka mashtruar gjurma e barutit ne gishtat e te ndjerit, por ekspertet, pas zhvarrosjes se kufomes, kater dite me pare, arriten dje ne perfundimin se qitja eshte kryer nga nje tjeter person, pasi vrima e hyrjes dhe e daljes nuk mund te beheshin nga vete viktima ne nje akt vetevrasjeje. Diten e djeshme rezultati i analizave dhe ekspertizes i eshte percjelle Prokurorise se Tiranes pas kerkeses se kesaj te fundit per zhvarrimin.

Por cudia tjeter per dosjen pas ekzaminimit te eksperteve eshte fakti se Gani Kamberi nuk eshte vrare ne vendin ku u gjet i vdekur. Vendosja dhe pozicioni i trupit ne vendngjarje tregojne se ai eshte ekzekutuar ne nje vend tjeter dhe eshte sjelle prane autostrades, ku eshte braktisur per te humbur gjurmet e krimit. Sipas vezhgimit te kryer edhe gjurmet e gjakut ishin te pakta, ndryshe nga cdo vendngjarje tjeter. Surprize per ekspertet ka qene fakti se ne pjesen e kokes jane verejtur hematoma te ndryshme e demtime qe nuk mund te ishin shkaktuar nga nje qitje arme pervec plages se plumbit. "Mendojme se viktima para se te vritej eshte goditur me sende te forta ose grushte ne koke, qe i kane sjelle demtime ne pjese te ndryshme", thane burime te besueshme per gazeten "KJ". Sipas eksperteve eshte e pashpjegueshme qe ne raste vetevrasjesh arma e krimit te qendroje e palevizur dhe e shtrenguar ne doren e viktimes. Ne dosje thuhet se arma ka qene e mberthyer nga Kamberi, gje qe ne gjuhen e kriminalistikes eshte e pamundur. Jo vetem kaq, por edhe fakti se gezhoja e qitur nuk eshte gjetur ne vendin ku ndodhej trupi, tregon se ka dyshime te forta per nje vrasje te paramenduar dhe levizje te kufomes nga vendi i krimit, apo zhdukje e provave.

Policia kembengul se behet fjale per nje vetevrasje. Keqyrja e kufomes pas konstatimit sipas tyre tregon se Gani Kamberi mund te jete veteqelluar me pistolete. Nje nga provat e forta qe disponon policia e Tiranes eshte fakti se ne gishtat e viktimes jane vene re gjurme baruti. Por, sipas eksperteve, kjo nuk konfirmon faktin se ai eshte vetevrare, porse autori mund te kete kryer nje qitje te dyte me doren e viktimes pas ekzekutimit, per te humbur gjurmet dhe qe te dukej si nje vetevrasje e paster. Gjithsesi, enigmen e ka zgjidhur Mjekesia Ligjore, e cila ne raportin qe i ka nisur dje Prokurorise se Tiranes, konfirmon se behet fjale per nje vrasje te paster, duke e shpjeguar edhe shkencerisht arsyen dhe shkaqet e ketij konkluzioni. Dosja e vdekjes se Gani Kamberit ndodhej ne zyren e Sektorit te Vrasjeve prej disa muajsh, pasi organi i akuzes e kishte kthyer per rihetim dhe plotesim me prova pasi kishte dyshime per nje ekzekutim. Policia pretendon se ne baze te keqyrjes nga ekspertet ne vendngjarje rezultoi nje vetevrasje, nderkohe qe momentalisht ka ndryshuar edhe versioni zyrtar pas ekzaminimeve shkencore ne Mjekesine Ligjore.




Komento artikullin | Shiko komentet (6 komente)
Te Tjera nga rubrika