Bresheri kallashi, vritet 46-vjecari
E Premte, 16 Maj 2008
Nje 46-vjecar eshte vrare mbreme rreth ores 19:00 me arme zjarri prane baneses se tij ne qytetin e Shijakut. Burime nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Durresit bene te ditur se Hysen Bega eshte qelluar per motive dhe nga persona te panjohur me nje arme automatike ne lagjen "Erzen", ne qender te qytetit te Shijakut. Hysen Bega ka nderruar jete nga plaget e shumta qe ka marre, duke mos u dhene mundesi familjareve t'i japin ndihmen e pare. Banore te Shijakut thane se viktima njihej si njeri me karakter te forte dhe ka sherbyer ne zgjedhjet e 3 korrikut te vitit 2005 si komisioner i kandidatit per deputet, Sokol Olldashi, i cili me vone u emerua minister i Brendshem. Te njejten detyre ai ka mbuluar edhe per deputetin aktual te Shijakut, Osman Metalla. Deshmitare ne vendngjarje i treguan policise se nje djalosh me nje motor te vogel, tip "Scooter" hyri ne rrugicen e pashtruar me asfalt. I riu ndaloi prane 46-vjecarit qe ndodhej prane shtepise. Nga nje distance fare e shkurter, ai ka nxjerre nje arme automatike, tip "Kallashnikov" dhe ka leshuar nje bresheri te gjate mbi 46-vjecarin. Hysen Bega ka rene pertoke i gjakosur dhe ka dhene shpirt ne pak sekonda. I riu i ka dhene gaz motorit dhe eshte larguar me shpejtesi ne rrugice. Ai ka dale me pas ne rrugen kryesore te qytetit dhe ka dale nga Shijaku, duke marre drejtimin e vendit te quajtur "Kater Rruget". Policia e Shijakut u njoftua per krimin dhe per drejtimin qe mori autori i vrasjes. Salla Operative e Drejtorise se Policise se Qarkut te Durresit dha alarmin ne Tirane, Kavaje dhe Kruje, duke njoftuar homologet per krimin dhe largimin e motorit. Ndersa ka njoftuar edhe eproret ne Ministrine e Brendshme, nje grup i posacem hetimor me ne krye nendrejtorin e Policise se Qarkut, Hamza Bodlli dhe shefin e Komisariatit te Policise se Durresit, Aleks Hajdari, eshte nisur ne vendngjarje. Patrulla policie jane vene ne ndjekje te autorit, i cili u largua me motorin e vogel 50 kubikesh, ndersa ne alarm u ngrit edhe Policia Rrugore. Ne pika te ndryshme u ngriten postblloqe te rrugoreve, te perforcuar nga policia e Rendit. Nderkohe policia mesoi se vrasesi kishte marre rrugen ne krahun e majte qe kalon permes fshatit Pjeze dhe ka dale ne rrugen e vjeter Durres-Plepa-Ndroq-Tirane. Nje i ri me motor u ndalua nga policia e kryeqytetit ne zonen e Kombinatit, ne hyrje te Tiranes, i dyshuar si autori i krimit. I ndaluari, emri i te cilit nuk behet i ditur nga policia, nuk iu bind urdhrit te policise per te ndaluar ne nje postbllok te policise rrugore. Uniformat blu u vune ne ndjekje te tij. I dyshuari devijoi duke hyre ne rrugica te zones se Kombinatit, derisa policia e rrethoi dhe e ndaloi. Pas kapjes se tij, ai u dergua fillimisht ne dhomat e shoqerimit ne Drejtorine e Policise se Qarkut te Tiranes, dhe me pas me nje automjet te posacem policor u nis drejt Durresit ku po kryhen hetimet ne lidhje me vrasjen e Hysen Beges. Mbreme ai iu dorezua grupit te posacem hetimor dhe u mor ne pyetje nga hetuesit dhe prokuroret e Durresit, te cilet po merren me hetimet e para. Policia tha se te ndaluarit i eshte bere prova e parafines per te pare nese ne duart e tij ka faktore plotesues te qitjes.
Ne vendngjarje 17 gezhoja
Grupi i eksperteve qe mberriten ne lagjen "Erzen" te qytetit te Shijakut fiksoi provat e gjetura ne vendngjarje. "Te shperndara ne nje siperfaqe te vogel gjetem dhe grumbulluam 17 gezhoja te kalibrit 7,62 milimetra, te cilat kane dale nga nje arme zjarri automatike model 56, bene te ditur burime nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Durresit. Ne korpusin e provave te para do te bejne pjese edhe fotografite e marra nga vendi i ngjarjes, gjurmet e fiksuara te motorit me te cilin u krye krimi si dhe grimca gome te leshuara nga motori. Njekohesisht ne cilesine e proves jane marre deshmite e para nga persona qe mendohet se kane dijeni per rrethanat apo motivet per te cilat u krye krimi.
Mjekesia ligjore
Ekspertet e Drejtorise se Policise se Qarkut te Durresit kane marre kufomen dhe e kane derguar ne morgun e spitalit te Durresit. Ekspertet mjeko-ligjore kane nisur kryerjen e autopsise dhe nxjerrjen e plumbave nga trupi i viktimes. Kufoma eshte mbajtur deri vone ne mjediset e morgut, pasi ekspertet kane punuar per ore te tera mbi trupin e viktimes. Secili prej plumbave te nxjerre eshte fotografuar dhe paketuar, pasi do te beje pjese ne korpusin e provave materiale qe jane vene ne dispozicion te Prokurorise se Rrethit te Durresit, e cila po punon per zbardhjen e rrethanave, autorit dhe motiveve te vrasjes.
Viktima, baxhanaku i Smoqit
Nga hetimet e para te policise se Durresit ka rezultuar se viktima ishte baxhanaku i Jaho Smoqit, biznesmenit qe u vra ne shtepine e tij ne Shijak, mbremjen e 29 nentorit te vitit 2003. Smoqi ishte pronar i nje pike "Eurolloto" dhe policia tha se u vra ne perpjekje per ta grabitur. Ne perleshje mbeti e plagosur bashkeshortja e biznesmenit. Ne lidhje me kete krim, Gjykata e Rrethit te Durresit ka denuar me 22 vjet burg Fatos Ballen. Ai u akuzua duke marre si baze gjurmet e gishtave te gjetura ne vendngjarje. Ngjarja u raportua edhe ne raportin vjetor te "Amnesty International".