PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet
Ekzekutim me plumb pas koke administratorit te

Ekzekutim me plumb pas koke administratorit te "Gjallices"


E Premte, 16 Maj 2008

Nje nga ngjarjet me te bujshme ne vend, konsiderohet edhe grabitja e armatosur e filialit te firmes piramidale "Gjallica", ne Vlore, ne vitin 1994. Bilanci i sulmit nga kater persona te maskuar dhe te armatosur ka qene nje i vdekur, nje i plagosur dhe vjedhja nga zyrat e firmes se 2,4 milione lekeve te reja. Viktima ishte Pali Prendi, oficer ne Shkollen e Aviacionit ne qytetin bregdetar dhe njekohesisht administrator i "Gjallices". Babai i dy femijeve eshte goditur me nje plumb pas koke dhe me pas me tre te tjere ne trup, pasi ishte detyruar te ulej ne gjunje. Sipas hetimeve, dyshohet qe ai te kete kundershtuar autoret, nderkohe qe per kete krim akuzohet grupi i cilesuar si "Hakmarrja per Drejtesi".

...Ne daten 13.12.1994, rreth ores 17:45, sipas nje plani te pergatitur qe me pare, te pandehurit Altin Arapi, Nikolin Novruzaj, Pasho Novruzaj dhe Dritan Hate, kane shkuar me qellim per te vjedhur arken e firmes "Gjallica", te ndodhur ne lagjen "29 Nentori", pall. nr. 1149, te qytetit te Vlores. Te pandehurit kishin konstatuar se pikerisht ne banesa private te ketij pallati kryheshin veprime financiare te firmes "Gjallica". Te kater jane armatosur me arme zjarri dhe pikerisht Altin Arapi me nje pistolete "TT", Nikolin Novruzaj me nje pistolete "Makarov", Pasho Novruzaj me nje automatik me vrima dhe Dritan Hate me nje automatik "Scorpion". Ata kane marre me vete edhe disa maska te improvizuara dhe jane nisur per te shkuar tek vendi ku ndodhej firma, duke udhetuar me nje veture tip "Mazda 323", me nafte, me ngjyre kafe te erret. Fillimisht te pandehurit kane parkuar veturen dhe me pas jane afruar tek hyrja e pallatit. Objekt i sulmit te tyre do te ishin dy banesa dhe pikerisht banesa e viktimes Pali Prendi, e cila ndodhej ne katin e trete te pallatit, si dhe banesa e Odise Risilia qe ndodhej ne katin e dyte te pallatit. Qe te dy personat e mesiperm ushtronin aktivitetin e huamarrjes, per llogari te firmes "Gjallica". Te pandehurit jane ndare ne dy grupe, ku ne njerin grup ishin Altin Arapi dhe Pasho Novruzaj, te cilet do te vidhnin ne banesen e Odise Risilia. Ne grupin tjeter ishin Nikolin Novruzaj dhe Dritan Hate, te cilet do te vidhnin banesen e Pali Prendi. Mbasi kane vene maskat, te paret kane hyre ne pallat Nikolin Novruzaj dhe Dritan Hate, te cilet kane shkuar ne katin e trete tek banesa e viktimes Pali Prendi. Ndersa Altin Arapi dhe Pasho Novruzaj, kane hyre me pas dhe kane shkuar ne katin e dyte, tek banesa e Odise Risilia. Ne banesen e viktimes Pali Prendi, pervec tij ndodheshin edhe bashkeshortja Mjaftime Prendi, si dhe nje klient i quajtur Bektash Dalipi. Ne momentin qe ka trokitur dera, viktima ishte duke kryer veprime me Bektash Dalipin, ndersa bashkeshortja e tij ndodhej ne kuzhine. Kur ka degjuar te trokituren ne dere, viktima ka shkuar qe te hape deren dhe menjehere eshte ndeshur perballe me te pandehurin Dritan Hate, mbrapa te cilit ndodhej i pandehuri Nikolin Novruzaj. Fillimisht eshte futur ne banese i pandehuri Dritan Hate dhe mbas tij eshte futur edhe i pandehuri Nikolin Novruzaj. Qe te dy ishin te maskuar dhe nepermjet kercenimit te armeve qe kishin me vete, e kane detyruar viktimen qe te ulej ne bisht (gjunje). Mbasi viktima eshte ulur ne gjunje, i pandehuri Dritan Hate e ka qelluar ate fillimisht ne koke nga mbrapa dhe me pas e ka qelluar me bresheri edhe tre here te tjera, po nga mbrapa. Mandej dy te pandehurit jane futur ne depo, ku kane marre nje shume prej rreth 2,4 milione leke te futura ne kuti kartoni te bardhe dhe kane dale jashte baneses.

Nderkohe qe Dritan Hate dhe Nikolin Novruzaj, realizuan vjedhjen se me siper, Altin Arapi dhe Pasho Novruzaj ndodheshin poshte ne banesen e Odise Risilia. Te pandehurit kane trokitur ne dere te cilen e ka hapur deshmitarja Elvira Risilia. Me afer deres qendronte Altin Arapi, ndersa pas tij qendronte Pasho Novruzaj, qe mbante ne krahun e djathte automatikun. Deshmitarja i ka pyetur se cfare donin dhe i pandehuri Altin i eshte pergjigjur ne forme pyetese se "cfare duam?" dhe menjehere e ka goditur me grusht ne pjesen e ballit. Deshmitarja ka bertitur, duke thirrur nenen dhe vajzen e saj. Mandej eshte pasuar me nje perleshje midis saj dhe Altin Arapit. Nderkohe Pasho Novruzaj eshte futur ne banese dhe ka tentuar qe te mbylle deren me shkelm, por pa arritur dot. Deshmitarja ka arritur qe ta nxjerre jashte Altin Arapin dhe ka zbritur shkallet, duke shkuar per te kerkuar ndihme tek e demtuara Mystelina Ymeri dhe qe te dyja kane filluar qe te kerkojne ndihme. Ne ato momente qe te kater te pandehurit jane larguar dhe duke zbritur shkallet, Altin Arapi ka qelluar dy here ne ajer, me qellim qe te hapte njerezit qe ishin ne shkallet e pallatit. Si pasoje e ketyre te shtenave eshte plagosur ne kemben e majte, Mystelina Ymeri.

Pra, fakti kriminal ndonese unik ne teresine e tij (objekt i vetem sulmi ka qene firma "Gjallica"), rezulton se ka ndodhur ne te njejtin hark kohor, por ne dy vende te vecuara: nje pjese eshte konsumuar ne katin e trete te pallatit (banesa e shtetasit Pali Prendi), me autore te pandehurit Dritan Hate dhe Nikolin Novruzaj, kurse episodi tjeter i njekohshem ne katin e dyte (banesa e shtetasit Odise Risilia), me autore te pandehurit Altin Arapi dhe Pasho Novruzaj. Fakti i sulmit kriminal me arme, me qellimin per te vjedhur pasuri, nga kater persona, dy ne secilen banese, me perdorimin e armeve, provohet nga deshmitaret okulare Mjaftime Prendi dhe Bektash Dalipi, theniet e te cileve gjate hetimeve paraprake iu nenshtruan rregullave te leximeve te lejueshme (episodi ne katin e trete), si dhe deshmia e shtetases Elvira Risilia se bashku me deklarimet e dhena gjate hetimit te cilat u perdoren per kundershtim te pjesshem te deshmise se saj (episodi ne katin e dyte).

Theniet e deshmitareve Mjaftime Prendi e Bektash Dalipi, provuan edhe faktin qe viktima Pali Prendi u qellua me arme ne koke dhe ne trup, ndersa ishte detyruar te ulej ne gjunje. Fakti i vdekjes se shtetasit Pali Prendi, shkaku i saj dhe mekanizmi i kryerjes, provohen nga keqyrja e kufomes dhe akti mjekoligjor nr. 53, date 13.12.1994, sipas te cileve ne trupin e viktimes u evidentuan kater plage tejshkuese, njera ne koke dhe tre ne trup, te shkaktuara me arme zjarri dhe se shkaku i vdekjes ishte kontuzioni i rende i trurit. Nga pozicioni i vrimave te hyrjes dhe te daljes, rezulton qarte se viktima eshte qelluar nga mbrapa, nderkohe qe ka qene ne nje pozicion te ulur ne bisht, sikunder pohojne deshmitaret. Sulmi me arme ne katin e dyte, provohet nga deshmia dhe leximet e lejueshme te shtetases Elvira Risilia. Fakti i plagosjes me arme te shtetases Mystelina Ymeri, gjate ketij episodi kriminal, provohet nga akti i ekspertimit mjekoligjor te saj, me Nr.371 date 4.2.1995, sipas te cilit tek kjo shtetase evidentohet nje plage tejshkuese ne kemben e majte, e shkaktuar me arme zjarri. Fakti kriminal pohohet sikurse u pershkrua me siper, nga deklarimet e te pandehurve Nikolin Novruzaj dhe Pasho Novuzaj, te cilet kane shpjeguar ne menyre te hollesishme menyren se si eshte organizuar vjedhja, veprimet e secilit prej te pandehurve, shumen e parave qe jane vjedhur, faktin qe mbas ngjarjes veturen me te cilen kishin realizuar vjedhjen kane shkuar dhe e kane djegur ne Llogora, duke treguar edhe vendin ku e kishin djegur dhe hedhur me pas, etj. Shpjegimet e te pandehurve Nikolin Novruzaj dhe Pasho Novruzaj jane te sakta dhe shume te rendesishme per rindertimin e faktit kriminal. Por ato kane cilesine e deklarimeve te personave te bashkepandehur ne te njejten veper penale, ndaj akuza i cmon ato si te verteta dhe te besueshme, pasi ato mbeshteten nga elemente te tjere te natyres objektive, te cilet konfirmojne vertetesine e tyre (neni 152.3 i K.Pr.Penale).

Keto prova objektive, vertetojne ne menyre te pakontestueshme saktesine dhe besueshmerine e deklarimeve te te bashkepandehurve Nikolin dhe Pasho Novruzaj, te cilet vec te tjerash, kishin shpjeguar se per te realizuar vjedhjen paten perdorur nje veture "Mazda 323", me nafte, te cilen pas ngjarjes e kishin djegur ne Llogora dhe e kishin hedhur ne gremine. Kane qene pikerisht keto pohime, te cilat kane diktuar kryerjen e veprimit procedural te keqyrjes se realizuar ne Qafen e Llogorase. Duke i pranuar pohimet e te bashkepandehurve si te sakta dhe te besueshme, akuza e cmon si te provuar faktin se gjate ketij krimi jane vjedhur 2,4 milion leke te reja, ne banesen e viktimes Pali Prendi.

Elementet mbeshtetes objektive te parashtruara me siper, akuza i cmon te sakte dhe te mjaftueshem per te arritur ne perfundimin se shpjegimet e te pandehurve Nikolin Novruzaj dhe Pasho Novruzaj, jane te besueshme dhe te sakta, per te provuar tej cdo dyshimi rolin e secilit prej te pandehurve ne realizimin e vepres penale. Fakti kriminal i parashtruar dhe i provuar si me siper, duhet te cilesohet juridikisht si vjedhje me pasoje vdekjen, e kryer ne bashkepunim midis kater te akuzuarve. Pasoja e vdekjes se shtetasit Pali Prendi eshte e provuar, sikurse vleresohet e provuar edhe vjedhja e shumes prej 2.4 milion lekesh te reja. Per sa i perket formes se bashkepunimit, mbeshtetur edhe nga episodet e tjera kriminale te kesaj ceshtjeje, te pandehurit Altin Arapi, Nikolin Novruzaj dhe Pasho Novruzaj, e kane kryer vepren ne bashkepunim ne formen e organizates kriminale dhe duhet te pergjigjen sipas neneve 141 e 28 te Kodit Penal, kurse i pandehuri Dritan Hate, bashkepunimi i te cilit me anetaret e organizates ka qene fragmentar, duhet te pergjigjet per kete episod per kryerjen e vepres ne bashkepunim te thjeshte, sipas neneve 141 e 25 te Kodit Penal.



Sulmi ne zyra, edhe nje i plagosur

Sulmi ne filialin e firmes piramidale "Gjallica" ka pasur edhe nje banore te pallatit te plagosur. Sipas deshmive te mbledhura dhe hetimit te prokurorise, eshte konstatuar demtimi me arme zjarri ne kemben e majte i Mystelina Ymerit. Ndersa largoheshin nga vendngjarja, sipas dosjes autoret kane hasur banore neper shkalle dhe jane detyruar te qellojne, duke shkaktuar edhe plagosjen e Ymerit. Ne pretence thuhet se kane dhene deshmi edhe vete te pandehurit dhe konfirmohet nga akti i ekspertimit mjekoligjor i permendur me siper.

Makina u dogj per te humbur gjurmet

Per t'i shpetuar ndjekjes se policise se Vlores te dyshuarit jane larguar me makinen e ngjarjes per te marre nje tjeter ne Qafen e Llogorase. Por aty me qellim humbjen e gjurmeve kane sperkatur mjetin e grabitjes me lende djegese dhe i kane vene flaken. Ne dosje thuhet se shpjegime ka dhene edhe Nikolin Novruzaj pas arrestimit ne vitin 1996, por keto jane kontestuar nga mbrojtja. Prokuroria thote ne dosje se gjate keqyrjes se vendngjarjes eshte gjetur skeleti i makines se djegur, me numer shasie JMZBF 139-200263880, me tre dyer dhe pa targa, tip "Mazda 323".

Makinen ishte prone e Nikolinit

Makinen tip "Mazda", me ngjyre kafe, me nafte, me dy dyer, me targa te huaja e mbante Nikolin Novruzaj ne shtepine e tij ne Vlore. Prokuroria vlereson se deshmia per mjetin eshte dhene nga Kreshnik Spahiu, i cili ka qene ne dijeni te faktit se ishte perdorur ne grabitjen e firmes piramidale "Gjallica" ne Vlore.

Perplasja me banoret ne shkalle

Por grabitja nuk ka qene e lehte sa mendohej. Pasi dy prej te dyshuarve kane kaluar ne katin e dyte per te grabitur nje pjese te zyrave, kane hasur me nje nga banoret e pallatit, objekt i sulmit, e cila eshte perleshur dhe ka mundur te nxjerre jashte nje prej tyre. Edhe ne shkalle autoret jane perplasur me banoret.




Komento artikullin | Shiko komentet (3 komente)
Te Tjera nga rubrika