PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Skela: S'e duan Kotbusin ne Bundeslige


E Enjte, 15 Maj 2008

"Ne qendruam ne Bundeslige edhe pse shume njerez nuk e deshironin kete. Ne Bundeslige nuk e duan nje ekip nga Lindja". Ervin Skela duket me i revoltuar se kurre dhe "zemerimin" e tij nuk e fsheh as per median me te rendesishme sportive ne Gjermani, revisten prestigjioze "Kicker", per te cilen shqiptari dha edhe nje interviste te gjate.

Skela, na thoni, sa gjate do te festohet diten e shtune kalimin i klases?

Shume gjate. Jemi te gjithe te lumtur me rrjedhen e sezonit, pasi ia arritem te mbijetojme nje jave perpara perfundimit te kampionatit.

Pas rezultatit 2-0 kunder Hamburgut, ju thate se e fituam Ligen me "1 mije per qind". Cfare kishit parasysh me kete?

Kur ne ndeshjet e kthimit kunder gjithe kundershtareve per mbijetese fiton, apo te pakten si kunder Nurembergut arrin nje barazim, apo kur mposht ne shtepi Bajernin dhe Hamburgut, kur skuadra tregon moral dhe vullnet, atehere do te thote se e ke fituar me nje 1000% qendrimin ne Bundeslige. Edhe pse shume njerez nuk e deshironin kete.

Kush?

Kjo nuk eshte me nje e fshehte dhe une mund ta them me qartesi: askush ne Bundeslige nuk deshiron ta kete Energi Kotbusin, edhe pse dikush e perserit shpesh se nje ekip nga Lindja luan ne Bundeslige. Kur degjon lojtare te tjere, apo trajnere, se nuk deshirojne te udhetojne drejt Kotbusit, pasi ata e dine, se ketu eshte shume e veshtire per te marre dicka.






Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika