PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Beselidhja zbret ne kategorine e pare


E Enjte, 15 Maj 2008

Skenderbeu e priste prej javesh skuadren tjeter, qe do t'i bente shoqeri ne kategorine e pare sezonin e ardhshem dhe kjo skuader do te jete Beselidhja. Lezhjanet nuk kane mundur dot t'i perballojne te gjitha makinacionet kunder dhe jane dorezuar ne javen e parafundit te superliges. Beselidhja eshte kater pike pas Teutes dhe Kastriotit, cka e ben te pamundur matematikisht mbijetesen. Ne Kavaje, Beselidhja eshte mposhtur 2-0 nga Besa, duke mos mundur te siguronte qofte nje pike. Fitorja e Teutes e ka nxjerre jashte lufte ekipin lezhjan, per te cilet duhen thene fjalet me te mira ne kete edicion. Pavaresisht se Beselidhja zhvilloi nje sezon mjaft te kendshem, skuadra veriore nuk mundi dot te rezistoje me gjate ne kategorine superiore dhe kthehet bashke me Skenderbeun andej nga erdhi, ne kategorine e pare. Nderkohe, java e fundit e kategorise se pare, do te percaktoje edhe rivalet e play-out-it per Teuten dhe Kastriotin.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika