Zbulohet busti i Jul Qesarit, realizuar kur qe gjalle
E Enjte, 15 Maj 2008
Busti i Jul Qesarit, i realizuar ne te gjalle te tij dhe i nxjerre se fundi nga lumi Rone, ne Arl, qytet ne jug te Frances, i themeluar nga diktatori roman, eshte nje zbulim "qe i takon trashegimise boterore", ben te ditur arkeologu Lyk Long (Luc Long), qe drejtoi kerkimet. Eshte i vetmi bust qe njihet nga koha kur Qesari ishte gjalle, pervec maskes se Torinos, e realizuar pak para ose pak pas vdekjes se tij dhe eshte me e vjetra", deklaroi per AFP-ne arkeologu 55-vjecar, shef per trashegimine ne Departamentin e Kerkimeve Arkeologjike nenujore (Drassm), qe varet nga Ministria e Kultures dhe e ka seline ne Marseje. "As ne Rome s'eshte gjetur kurre nje portret i Qesarit, i bere ne te gjalle te tij", shton arkeologu, i cili zhytet ne Rone qe prej rreth 20 vjetesh. Zbulimi u njoftua te marten ne mbremje, por busti prej mermeri ishte zbuluar nga nje pjesetar i ekipit gjate kerkimeve ne bregun e djathte te lumit, ne gusht-tetor 2007. "Rame ne nje zone shume te pasur", shpjegoi arkeologu. Busti mund te jete hedhur ne lume pas vrasjes se Qesarit, para se biri i tij i adoptuar, Oktavi, te behej perandori i pare i Romes.