"Elita Shqiptare" ne optiken e Mid'hat Frasherit
E Enjte, 15 Maj 2008
Anisa Ymeri
Figure e cmuar, por edhe e anatemuar per dekada te tera. Mid'hat Frasheri dhe optika e tij e mendimit vijne nepermjet vepres se plote "Elita Shqiptare". Perpos nje studimi mbi veprimtarite kryesore te mendimtarit, qe njihet si Lumo Skendo, nga Uran Butka, per te paren here vijne ne nje veper te plote, pjeset me te perzgjedhura te vepres se tij. Botuesi i "Plejad", Ndricim Kulla, shprehet se "'Elita Shqiptare'", nje botim voluminoz e perfaqesues i nje figure themelore te ketij mendimi, sa te cmuar aq edhe te anatemuar, por njeheresh aq joshese e kersherimtare ne kompleksitetin e gjithanesise se vet, Mid'hat Frasheri". Pak vite shkuar, ne duart e lexuesve shqiptare shkuan ato pjese te krijimtarise se tij qe nuk qene botuar me pare, ndersa kjo veper eshte shume me e gjere se kaq. Ne strukturimin e tij jane perdorur jo vetem shkrime te botuara per nje periudhe prej 40 vitesh, por edhe doreshkrime, shpeshhere te transkriptuara per shkak te vjeterise dhe perdorimit. Sipas Kulles, "mbreselenes eshte dhe numri i madh i gjinive ku ka levruar vepren e tij autori, e qe ne raste te caktuara botohen per here te pare. Kemi jo vetem artikuj, por edhe tregime e novela te zgjedhura, jo vetem analiza, por dhe kujtime, jo vetem debate, por edhe fjale te urta e pershtypje udhetimi, jo vetem dokumente, por edhe letra e pjese te zgjedhura nga bibliografi te ndryshme". Megjithese nje prej shume figurave te anatemuara per dekada te tera, mendimtari i madh shqiptar, Mid'hat Frasheri, s'mund te anashkalohej. Fuqia e mendimit te tij ka depertuar jo pak nder shqiptare.
Studiuesi Butka, qe ne nisje te kesaj vepre te madhe te mendimit shqiptar, shkruan: "Ne jeten e njerezve te medhenj gjendet nje cast i rendesishem, ai i filleses se ndergjegjesimit per t'i sherbyer vendit, kombit dhe njerezimit. Te Mid'hat Frasheri kete percaktueshmeri e gjejme qysh ne femijerine e tij". Ai eshte pinjoll i Frasherllinjve dhe si i tille ndoqi udhen e rilindesve. "Kalendari Kombiar" eshte nje nder krenarite e tij, por edhe tonat. Ishte viti i hershem 1898. Mid'hati ishte vetem 18 vjec dhe shkruante me pseudonimin e tij Lumo Skendo, u shnderrua ne shpirtin dhe mendjen e "Kalendarit Kombiar" (1897-1928). Ne studimin e tij paraprijes se vepres "Elita shqiptare", studiuesi Butka shkruan nder radhe: "Ne cdo numer te "Kalendarit Kombiar", kesaj enciklopedie te vertete te jetes e te kultures shqiptare, shohim shkrimet e shumellojshme e te thukta te karakterit historik e kombetar, etiko-moral, shkencor-enciklopedik, social-ekonomik, informativ, biografik, letrar. "Mora Kalendarin Kombiar qe zotnia jote ma coi", i shkruante prof. Gaetano Petrotta. "Pas disa vjetesh, pata gezimin te kendoja perseri te bukurin kalendar, i cili i ka dhene driten e mendjes kombit shqiptar".
"Elita shqiptare" eshte nje veper tejet voluminoze, gati 600 faqe, pasi vetem e tille mund te vije e plote krijimtaria e mendimtarit shqiptar, Mid'hat Frasheri.
Botimi i kesaj vepre te plote nga shtepie botuese "Plejad", pjese e kolanes "Plejada e mendimit shqiptar" behet me rastin e jubileut te 100 vjetorit te Kongresit te Manastirit. Ndaj edhe ne kete permbledhje te plote s'mund te mungonin radhet "C'fituam ne nga Kongresi i Manastirit".
C'fituam nga Kongresi i Manastirit
Tre muaj me pare, kur u lajmerua se do mbahet ne Manastir nje kongres per abecene e shqipes, shume njerez, mbase me te shumet e shqiptarevet, thane se kombi yne s'ka arrire ne ate shkalle sa per te bere nje mbledhje te tille per nje ceshtje me kaq rendesi. Edhe keshtu ajo e re e nje kongresi u prit pak me ftohtesi. Po ja se si u genjyen, a me mire u genjyem, se gjithe ajo frike na doli per te mire dhe per gaz. Mund te themi se pemet e kongresit jane te shumta dhe te ndryshme. Qellim i pare i kongresit qe ishte bashkimi i abecese dhe te marret fund i ngaterrimit. Ne kongres delegatet e tere me nje urtesi te madhe menduan jo deshirat dhe anesite e veta, po te miren e kombit. Pa mbledhur kongresin kishim frike se cdo delegat do te mbronte abecene qe perdor shoqeria, nga e cila eshte cuar dhe trembeshim fort se ketu ne kongres do te ndahej pa mbaruar gje.
Tani gjithe kjo frike na duket si nje enderr e lige, nje enderr e zeze qe e perhapi drita e kongresit. Kongresi u godit fort mire, se pemet e saj na kenaqen te gjithe. Tani, pra, themi se shkrimi i gjuhes sone u rregullua, tani themi se abeceja u njesua, tani do te mbledhim gjithe fuqine per te shkruar dhe per te perparuar gjuhen, pa humbur kohen ne zihje e ne grindje te abecese. Tani gjithe deshira jone do te jete per te sjelle ne drite vepra te nevojshme, vepra per te perhapur mesimin dhe per te lulezuar gjuhen, libra shkollare, diturake dhe letrare...
Ky bashkim i abeceve, kjo ndarje nga nje ceshtje bizantine qe na nxinte faqen gjer me sot, eshte pema e pare e kongresit. Po ka dhe nje peme tjeter qe eshte mbase me e madhe dhe me e bukur. Edhe kjo eshte bashkimi i shqiptareve. Vertet gjer me sot kombi yne s'eshte bashkuar per te bere nje pune te duhur per vendin. Ishte, pra, nje ngjarje e re per ne kjo mbledhje ku pame shqiptare te ardhur nga veriu e nga jugu, nga lindja e nga perendimi, ku pame krah per krah gege e toske, te krishtere dhe myslimane, hoxhe dhe prifterinj. Ahere kuptuam se vertet paska nje komb dhe se vertet ky komb qenka i gjalle!
Dhente pra Zoti dhe ky kongres qofte si themel i nje bashkimi te perjetshem, si agim i nje jete te re, i nje jete urtesie dhe vellazerije. Oh, tani qe i pame shqiptaret, tani shpresen e kemi te forte, tani zemren e kemi te ngrohte! Tani dime qe qenkemi dhe ne te zote per urtesi dhe per bashkim. Nje vllazeri ne mes te mendjeve dhe te zemrave tona u rrenjos; dhe ato rrenje do te na japin gjithnje fuqi te re. Mbledhja e Manastirit sikunder na rrefeu neve fuqine tone, ashtu dhe botes u tregoi qenien dhe rrojtjen e nje kombi shqiptar. Bota qe na pandehte se s'jemi te zote per asnje veper qytetarie, ajo bote, dhe nder te armiqte tane, kuptoi tani qe shqiptaret s'qenkan ashtu si i pandehnin, s'qenkan aq "te egjer" sa thuhej. Ky kongres, kjo shenje e pare qe dhame per qytetari, na shtoi nder perpara syve tane dhe perpara syve te botes. Le te tregohemi, pra, gjithnje te zote qe ta mbajme dhe ta shtojme kete nder.