Presheve dhe Bujanoc, konfirmohen shqiptaret
E Enjte, 15 Maj 2008
Ne Presheve dhe ne Bujanoc, ne zgjedhjet lokale te se dieles, partite shqiptare fituan shumicen e mandateve per Asamblete Komunale. Ne te dy keto komuna te Lugines se Presheves fituese e zgjedhjeve lokale ka dale Partia per Veprim Demokratik (PVD), kryetari i se ciles, Riza Halimi, ka fituar ne zgjedhjet parlamentare dhe do vazhdoje te jete deputeti i vetem shqiptar ne Kuvendin Republikan. Rezultatet e votimeve jane publikuar nga Qendra per Zgjedhje te Lira dhe Demokraci (CeSID) ne Serbi. Shqiptaret ne komunen e Presheves perbejne 93 per qind te popullsise, ndersa ne Bujanovc 65 per qind. Ne Luginen e Presheves, ku perfshihet edhe komuna e Medvegjes me 30 per qind shqiptare, numri i pergjithshem i tyre eshte rreth 100 mije.