Ish-ministri paralajmeron pafajesine
E Enjte, 15 Maj 2008
Ish-ministri per Kulturen, Sportin dhe Rinine Astrit Haracija dhe ish-keshilltari i tij, Bajrush Morina, kane deklaruar pafajesine ne lidhje me akuzat se jane perpjekur te bindin nje person qe te mos deshmoje kunder ish-kryeministrit te Kosoves Ramush Haradinaj. Reagimi i djeshem erdhi pasi Gjykata e Kombeve te Bashkuara per krimet e luftes autorizoi lirimin ne pritje te gjyqit te ish-ministrit dhe bashkepunetorit te tij. Ata akuzohen se kane bere presion ndaj nje deshmitari ne nje proces tjeter gjyqesor. Deshmitari e mori fjalen, por gjykatesit pretenduan se kishte pasur veshtiresi te konsiderueshme per marrjen e deshmive nga nje numer deshmitaresh para se te shpallnin te pafajshem Haradinajn.