PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Peje, 4 serbe ne akuze per Rykerin


E Enjte, 15 Maj 2008

Prokuroria Komunale e Pejes konfirmoi dje se ne Gjykaten Komunale te Pejes, ka ngritur aktakuze ndaj kater serbeve nga Gorazhdevci. Milic Milicevic, Milivoje Zdravkovic, Radojko Dunjic dhe Dusan Manojlovic, dyshohen se me 7 dhjetor te vitit te kaluar, ne Gorazhdevc, kane sulmuar fizikisht stafin e sigurimit te shefit te UNMIK-ut, Joakim Ryker dhe komandantit te KFOR-it, Xavier De Marnak. Ngjarja ndodhi kur dy zyrtaret po zhvillonin nje takim me perfaqesuesit vendore te serbeve. Agim Kurmehaj, prokurori i ceshtjes, tha se akuza qe rendon mbi kater serbet, eshte "rrezikim i personelit te Kombeve te Bashkuara dhe personelit ne marredhenie me ta".




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika