"Te zgjedhurit serbe ta harrojne bashkepunimin"
E Enjte, 15 Maj 2008
Administrata e UNMIK-ut ne Kosove nuk do t'i perfille organet serbe qe do te dalin nga zgjedhjet e 11 majit, te organizuara nga Serbia. Kete e siguroi dje zedhenesi i UNMIK-ut, Alexander Ivanko. Ai tha se "administrata e Kombeve te Bashkuara ne Kosove nuk do te bashkepunoje me strukturat komunale serbe, te dala nga zgjedhjet e 11 majit, pasi qe keto struktura i cileson si ilegale". Nderkohe Ivanko shtoi se "UNMIK-u do te vazhdoje bashkepunimin me perfaqesuesit e emeruar serbe nga shefi i UNMIK-ut, neper komunat ku ky komunitet perben shumicen".
Ivanko tha se per UNMIK-un, te gjitha strukturat qe dalin nga zgjedhjet lokale serbe te 11 majit jane inekzistente dhe nuk do te perfillen, por do te trajtohen si ilegale. "Ne do te flasim vetem me perfaqesuesit serbe te emeruar nga shefi i UNMIK-ut ne pese komunat me shumice serbe, ngase vetem ata do te konsiderohen si perfaqesues legjitime", tha Ivanko. Ai sqaroi se keta perfaqesues te emeruar kane mandat deri me 18 qershor. Nderkohe qe ai tha se Joachim Ruecker mund t'i emeroje perfaqesuesit tjere per nje periudhe tjeter kohore deri ne mbajtjen e zgjedhjeve nen organizimin e UNMIK-ut.
Ne vazhdim, Ivanko evidentoi oferten qe administrata e Kombeve te Bashkuara i pati ofruar Beogradit per mbajtjen e zgjedhjeve lokale, por e cila ishte refuzuar nga Serbia.
"Ne i kemi ofruar zgjidhje ministrit serb Samarxhic, sipas se ciles, UNMIK-u do te organizonte zgjedhje ne pese komunat me shumice serbe, ne menyre qe te dalin perfaqesuesit legjitime serbe, qe do te perfaqesonin interesat e ketij komuniteti, por ministri Samarxhic as qe eshte pergjigjur ne kete oferte", theksoi Ivanko.
Ne keto kushte, tha Ivanko, organizimi i zgjedhjeve ilegale nga ana e Serbise, ishte nje harxhim parash dhe asgje me shume. "Serbia ka shpenzuar shume para per te bere dicka qe eshte ilegale dhe nuk mendoj se ia vlen qe nje vend te shpenzoje para ne dicka qe eshte ilegale dhe qe nuk perkon me obligimet nderkombetare te ketij vendi", tha zedhenesi Ivanko.
Perfaqesuesi zyrtar i UNMIK tha se mirepritet nje bashkepunim me Beogradin, pavaresisht se cilat parti politike atje ndertojne qeverine e ardhshme. Ai tha se Kombet e Bashkuara ne vazhdimesi kane qene perkrahese te raporteve te mira me Serbine. Nderkaq, lidhur me mandatin dhe rolin e UNMIK-ut pas 15 qershorit, kur ne Kosove hyn ne fuqi Kushtetuta dhe kur mund te pritet te filloje edhe misioni i EULEX-it, Ivanko tha se kjo ceshtje po diskutohet nga Kombet e Bashkuara dhe BE per te qartesuar rolin e UNMIK-ut. Deri ne perfundimin e ketyre diskutimeve, ai tha se askush nuk mund ta dije se cfare roli do te kene Kombet e Bashkuara ne Kosove pas 15 qershorit.