PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Prishtine, tubim per gjetjen e te humburve


E Enjte, 15 Maj 2008

Tubim per te zhdukurit eshte zhvilluar dje ne Cagllavice, zone periferike e Prishtines. Me sloganin "Fati i te zhdukurve ne Kosove", ne manifestim moren pjese perfaqesues te shoqatave te te zhdukurve, serbe dhe shqiptare. Ata ishin pjesetare te Fondit per te Drejten Humanitare si dhe perfaqesues te Keshillit per Mbrojtjen e Lirive dhe te Drejtave te Njeriut ne Prishtine.

Ne kete tubim eshte folur edhe per librin e fundit te ish-Prokurores se Tribunalit te Hages Karla Del Ponte "Gjuetia, kriminelet e luftes dhe une".

Perfaqesuesit serbe ne kete tubim, kane thene se ata do te ngrene aktpadi kunder zonjes Del Ponte, per sic jane shprehur fshehjen e informatave per trafikun e organeve te serbeve te vrare, per te cilen Del Ponte shkruan ne librin e saj.

Perfaqesues te Keshillit per te Drejtat e Njeriut, nderkaq kane akuzuar autoren e ketij libri, per genjeshtra dhe shtremberim faktesh. Ceshtja e personave te zhdukur shqiptare dhe serbe, ende vazhdon te jete nje ceshtje e pazbardhur deri ne fund.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika