PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Bota qe ndryshon...


E Enjte, 15 Maj 2008

Nga Dritan Haxhiraj*

Levizja e lire e mallrave eshte krijese e marreveshjes se Bretton Woods dhe i nje vizioni te ri nderkombetar mbas mbarimit te konfliktit me te pergjakshem qe shekulli i kaluar la pas. Ne kete konference qe do te zhvillohej ne 1948, hidheshin bazat te nje sistemi mbare boteror per nje zhvillim gradual te liberalizimit, me rregulla te vecanta speciale per vendet ne rrugen e zhvillimit. Do te merrnin pjese ne kete konference 23 vende nga te cilat nje pjese e madhe e vendeve ekonomikisht me te zhvilluar ne bote. Me 1 janar 1995, pas 48 vjetesh do te lindte Organizata Boterore Tregtare, ne te cilen do te merrnin pjese 125 vende, nga te cilat 80% e tyre ne rrugen e zhvillimit, ku do te spikasnin Kina dhe India, qe te dyja bashke perbejne 40% te popullsise boterore.

Shume aspekte te rendit nderkombetar kane ndryshuar nga Bertton Woods, nuk ekziston me sistemi i Luftes se Ftohte qe ndau Evropen ne dy kampe me dy menyra te kendveshtrimit te te berit politike.

Rezultati nuk mund te themi qe ishte perfekt, por do te quhej naivitet qe mos te pranohej se mbas Bretton Woods dolen nga varferia e plote me shume se gjysme miliard persona dhe se do te rritej ne menyre te konsiderueshme niveli i jeteses per miliarda te tjere.

Sot ekonomistet e neo liberizmit (Giulio Tremonti nder ta) pasardhes te doktrines se Margeret Thecer e te Ronald Regan, shikojne me shume pesimizem menyren e ndjekur mbas renies se komunizmit ne menyren e pershpejtuar te adezionit ne BE te 10 vendeve te Evropes Lindore, duke u dhene pak vite kohe vendeve qe aderuan ne menyren e realizimit te reformave dhe mbi te gjitha pasojat qe pjesa me e ndermarrjeve te vogla e te mesme lane ne vendet nga niseshin (papunesi, probleme te wellferit,pakenaqesi ne masat e gjera).

Mbas renies se Murit te Berlinit, globalizimi pati si faktor thelbesor zhvillimin teknologjik me permasa te medha te transportit e te telekomunikacioneve. Me rritjen e shkembimeve te produkteve u hapen dyert dhe per shkembimin e ideve dhe te eksperiencave.

Globalizimi sot shikon nje kendveshtrim te ri te ecurise se tregjeve, ku vendet qe jane aktoret me aktive ne investimet shikojne me shqetesim rritjen demografike te planetit (cdo vit planetit i shtohen 60-80 milione banore), kerkojne pergjigje per menyra te reja te investimeve ne energji (pavaresi energjetike duke investuar ne energjine nukleare dhe ne burimet e rinovueshme), shikojne me frike rritjen e cmimit dhe kerkeses per naften (rritja e natyrshme e kerkeses qe vjen nga vendet aziatike, sidomos Kina e India) dhe paksimin e rezervave te ujit te pijshem, rritjen e vazhdueshme te emigracionit.

Pra keto dukuri planetare qe po shikojne gjithmone e me shume duke u intensifikuar krijojne dhe kerkojne forma te reja per nje pamje te re te globalizimit, duke shpresuar qe tregu boteror te vetekontrollohet (e pamundur sepse sa me e madhe te jete kerkesa per nafte aq me shume do te rritet cmimi i naftes).

Ketu fillon te shikohet roli aktiv i shtetit.

Vendet qe jane aktore te ketij procesi po fillojne te kerkojne qe nepermjet Bankave Qendrore Kombetare te ndihmojne mos falimentimin e ndermarrjeve strategjike nga njera ane dhe rivalutimin e territorit nga ana tjeter.

Pra pyetja qe te lind natyrshem eshte se a kemi pasur te bejme me nje forme te pakontrolluar te globalizimit?

Rastet e fundit te lene kete shije te hidhur nga nje ane rritja e pakontrolluar e produkteve ushqimore (duke shkaktuar protesta te popullsise ne vendet afrikane), rritja e energjise (sepse eshte rritur cmimi i naftes) kerkojne qe pa diskutim ne nje rishikim te te gjithe sistemit financiar boteror, duke u dhene pergjigje te gjithe ketyre elementeve qe tashme jene nje dukuri planetare.

Bota po ndryshon...

Sigurisht qe po ndryshon aktoret boterore nuk jene me ata te bipolarizmit te Luftes se Ftohte. Te tjere aktore sot po shnderrojne bipolarizmin ne multilateralizem.

Evropa eshte me e forte (euro nuk po ndalet para dollarit) pra kthimi i nje Evrope te forte ekonomikisht do te kerkonte nje Evrope politikisht me aktive ne qeverisjen e botes.

Azia me aktoret e saj Rusi, Kine e Indi eshte tashme lokomotiva jo vetem e burimeve qendrore natyrore, por dhe e peshores se finances boterore.

Japonia dhe Brazili kerkojne te perforcojne pozitat e veta ekonomike dhe te influencave ne rajonet perkatese.

SHBA qe do te ndjeke pa diskutim procesin e lidershipit boteror pa dyshim deri ne vitin 2050, po kerkon te gjeje antidotet per te mbrojtur ekonomine e saj dhe ne te njejten kohe perpiqet dhe lufton t'u jap pergjigjen shume teatrove te nxehta ne mbare planetin.

Asnje nga keto shtete nuk do qe te shikoje rolin e tij te zvogeluar ne orbiten e zonave te influences se meparshme, por dhe te tanishme.

Ja pse lind nevoja e nje rishikimi te rregullave te Bretton Woods, sepse kjo forme re e globalizimit kerkon pa dyshim te tjera rregulla e mbi te gjitha te tjera menyra per parandalimin e krizave te njejta ne forme si ajo e 1929, por edhe te ndryshme nga ajo ne menyren e perceptimit dhe arsyetimit.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika