FMN: Permiresoni klimen e biznesit
E Enjte, 15 Maj 2008
Blerina Hoxha
Shqiperia konsiderohet nje rast suksesi per Fondin Monetar Nderkombetar, por qeveria duhet permiresoje me shume klimen e biznesit, ne menyre qe te mundesohet thithja e investimeve te huaja. Kete konkluzion e dha shefi i Misionit te FMN- se, Gerwin Bell, ne seminarin "Shqiperia-mundesite dhe sfidat e kalimit drejt stadit te vendit ne zhvillim", qe u mbajt dje ne Tirane, ne perfundim te konsultimeve per Nenin iV te Marreveshjes per Shqiperine. Permiresimi i ambientit per te bere biznes eshte e nevojshme per te terhequr investitore cilesore, keshilloi FMN. Ne raportin e fundit si te besh biznes te Bankes Boterore, Shqiperia renditet ne vendin e136 ne listen e 178 vendeve per nga klima e biznesit, tha Bell. Ne vijim te fjales se tij, Bell tha se, "veprimet e fundit per te lehtesuar barren rregullative jane te rendesishme, megjithate, te drejtat e pronesise, zbatimi i kontratave, qeverisja dhe sistemi gjyqesor mbeten dobesite kryesore". Ai nenvizoi gjithashtu se, reformat ne prokurimin publik kerkojne zbatim me te gjere. Prodhimi i Brendshem Bruto per fryme, i shprehur ne dollare, eshte me shume se dyfishuar, ndersa inflacioni eshte mbajtur i ulet. "Ky perparim i madh i detyrohet politikave te matura makroekonomike dhe politikave strukturore qe kane rritur produktivitetin dhe investimet dhe kane kontribuar ne stabilitetin e bilancit te pagesave", deklaroi Bell. Sipas zyrtarit te FMN-se, perparimi ekonomik i shpejte mund te vazhdoje, ne rast se disa probleme te rrenjosura thelle adresohen me vendosmeri. "Ne perfundim te programit me FMN-ne, buxheti duhet te ankorohet fort dhe te ule borxhin ne raport me PBB-ne, te rrise besueshmerine dhe transparencen", vijoi Bell, sipas te cilit "kjo ceshtje behet edhe me urgjente ne nje kohe kur Shqiperia do te filloje te marre hua ne tregjet nderkombetare te kapitalit". Te pranishem ne konference ishin edhe Kryeministri Sali Berisha, ministri i Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, Genc Ruli, si dhe perfaqesues te biznesit dhe institucioneve financiare nderkombetare ne vendin tone. Kryeministri Sali Berisha, duke shprehur mirenjohjen per FMN, tha se qeveria shqiptare do te mbaje te ndezur motoret e zhvillimit ekonomik. "Ne kemi barren fiskale me te ulet ne Evrope, por duhet te vendosim edhe sistemin fiskal me te thjeshte, ne menyre qe te nxisim investimet direkte", tha Kryeministri Berisha. Gjate kesaj konference, specialiste te FMN-se dhe vendit tone referuan mbi mundesite per nje rritje me ritme te larta ne te ardhmen, rregullin fiskal per Shqiperine, mbi kostot ekonomike per shkak te situates energjetike, qendrueshmerine e borxhit si dhe hyrjen ne tregjet e kapitalit nderkombetar. Deri me tani marreveshja e FMN me qeverine shqiptare eshte e fokusuar ne auditim te rrepte te treguesve themelore buxhetore dhe makroekonomike, te tille si inflacioni dhe rritja e qendrueshme ekonomike. Ndersa FMN vitet e fundit eshte perqendruar ne rehabilitimin e disa treguesve dytesore makroekonomike, si deficiti tregtar dhe reformat strukturore.
Shqiperia "clirohet" nga FMN-ja
Mbikeqyrja e zhvillimeve makroekonomike nga Fondi Monetar Nderkombetar ne vitet ne vazhdim do te jete me e zbehte, per shkak te integrimit te vendit tone drejt anetaresimit ne Bashkim Evropian. Ne fund te ketij viti, Shqiperia mbyll marreveshjen miks PRGF/ EFF (kryesisht program per zbutjen e varferise) per te hyre ne nje faze te re marredheniesh me FMN. Autoritetet vendase te financave kane pohuar se, marreveshja e ardhshme parashikon nje supervizim me te lehte te treguesve ekonomike, nderkohe qe Shqiperia do te monitorohet edhe nga institucionet e Bashkimit Evropian. Por, gjithsesi, "kontrata" me Fondin do te do te jete e vlefshme deri ne anetaresimin e plote te vendit te Bashkimin Evropian. Nga ana tjeter, Banka e Shqiperise dhe Ministria e Financave po bejne te gjitha perpjekjet per te rritur bashkepunimin me Bashkimin Evropian, me Komisionin Evropian, Banken e Rregullimeve Nderkombetare, me te gjithe institucionet e tjera te rendesishme nderkombetare.
FMN-Shqiperi, 17 vjet bashkepunim
Fondi Monetar Nderkombetar eshte ne Shqiperi qe nga viti 1992, kur Shqiperia perfundimisht u perfshi ne ekonomine e vendit. Roli FMN ashtu si edhe ne vende te tjera kishte per qellim keshillimin e qeverise dhe Bankes se Shqiperise se si mund te mbahen parametrat makroekonomike ne ekuiliber. Politikat e FMN-se ne shume raste jane kundershtuar nga grupe ekonomistesh, per shkak se ne disa raste ishin shume te shtrenguara. Por bashkepunimi ndermjet fondit dhe qeverive shqiptare ne keto 17 vite konsiderohet i suksesshem.