Vendet e Lindjes kalojne pragun e varferise
E Enjte, 15 Maj 2008
Pas nje dekade Evropa Lindore dhe vendet e ish-Bashkimit Sovjetik kane rritur produktivitetin e punes, e cila ka ndihmuar ne permiresimin e standardeve te jeteses dhe ne rritjen ekonomike. Por raporti i ri i Bankes Boterore thote se, vendet duhet te bejne me shume ne drejtim te eliminimit te barrierave per biznesin, ne menyre qe produktivit te jete me i madhe dhe qe keto vende te perfshihen me shpejt ne procesin e globalizimit. Rritja e shpejte ekonomike gjate kesaj dekade ka rritur me 50% per qind te ardhurat per fryme gjate periudhes 1999-2007, nderkohe qe kane dale nga niveli i varferise rreth 50 milione njerez.
Por studimi i Bankes Boterore nxjerr se, ende ne rajon ka vend per permiresimin e punonjesve ne rajon. Diferencat ndermjet popullsive te rajonit jane te medha. Ne Taxhikistan te ardhurat per fryme jane 950 dollare, ndersa ne Slloveni 18 mije dollare per fryme. Nga ana tjeter, 10 anetaret e rinj te Bashkimit Evropian, te tilla si Hungaria dhe Republika Ceke iu duhet nje rruge e gjate te kapin standardin e te ardhurave per fryme te 15 vendeve te tjera te BE.