Heroine prane shkolles, 3 ne pranga
E Enjte, 15 Maj 2008
ELBASAN - Tre te rinj nga qyteti i Elbasanit, u arrestuan ne flagrance mengjesin e djeshem, nga seksioni i luftes kunder droges ne Drejtorine e Policise se Qarkut te Elbasanit, pasi posedonin 30 grame lende narkotike, e cila dyshohet te jete heroine. Burime te policise bene te ditur se Denis Peqini, 22 vjec, Erion Latja, 24 vjec dhe Edison Gurra, 22 vjec, lindur e banues ne qytetin e Elbasanit, u ndaluan gjate nje kontrolli te ushtruar ne lagjen "5 Maji" shume prane shkolles jopublike "Arianiti". Mesohet se tre te rinjte ndodhen ne dhomat e paraburgimit te Komisariatit te policise se Elbasanit.