Plumba mbi biznesmenin, kapet i riu
E Enjte, 15 Maj 2008
LEZHE - Pronari i nje hoteli ne bregdetin e Shengjinit, ne rrethin e Lezhes, ka qene ne shenjester te nje personi, qe ka tentuar vrasjen. Policia ka arrestuar ne flagrance Andrea Zenelin, nga Kurbini, me profesion bojaxhi. I riu akuzohet se ka tentuar te vrase pasditen e djeshme me pistolete Agustin Perajn, pronar i hotelit "London". Sipas policise, Zeneli ka qelluar me pistolete, pa mundur te qelloje ne shenje. Deshmitaret treguan se perpara krismave, dy te rinjte jane pare te debatojne me fjale te ashpra. Burime policore pohojne se pistat qe po ndiqen jane ato te konfliktit per ndonje borxh ose per nje femer.
A.B