PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Fejohet ish e dashura, vetehelmohet studenti nga Struga


E Enjte, 15 Maj 2008

Fejesa e te dashures pas ndarjes, con ne veteflijim nje 19-vjecar shqiptar, nga Struga e Maqedonise, student i vitit te pare ne degen Informatike ne Tirane. Ne nje leter te gjate te shkruar ne kompjuterin personal, Vullnet Diko ka shpjeguar motivet e ketij akti, duke i kerkuar falje edhe familjes per menyren se si zgjodhi t'i jepte fund jetes. Agjentet e policise se Komisariatit nr. 1 ne kryeqytet zbarkuan ne lagjen "Ali Demi", rreth mesdites se djeshme, menjehere pasi moren nje telefonate nga prinderit e djalit. Viktima i kishte njoftuar prinderit ne telefon vetem pak minuta pasi kishte kaperdire nje kokerr qe dyshohet te kete qene fostoksine, duke u kerkuar falje per aktin. Megjithese eshte derguar ne spital, i riu nuk ka mundur te mbijetoje. Ngjarja mendohet te kete ndodhur rreth ores 10 te mengjesit te djeshem ne banesen me qira, ku jetonte studenti i Informatikes. Burime policore kane bere te ditur dje se Diko, prej tre muajsh, ishte ndare nga vajza, me te cilen kishte disa vite qe ishte lidhur. Por fejesa e saj dhjete dite me pare, ka bere qe ai t'i jape fund jetes, ne nje apartament ne lagjen "Ali Demi". Para se te vdiste, ai kishte lene nje leter lamtumire prej 40 faqesh, ku shpjegonte te gjitha arsyet qe e kishin shtyre qe t'i jepte fund jetes. Pasi kishte pire lenden helmuese, 19-vjecari Diko, ne nje gjendje te rende depresioni, kishte marre ne telefon familjaret e tij qe ndodhen ne Struge, ku u kishte treguar se kishte pire fostoksine dhe se cdo gje po e bente per dashurine e humbur, vajzen e cila ishte fejuar. Burime zyrtare nga Policia e Tiranes bene te ditur se i riu nga Struga kishte vendosur te pinte helmin ne nje gjendje te rende depresioni. Pas ekzaminimit ne Mjekesine Ligjore, trupi i viktimes eshte nisur drejt Struges.

A.Cena


Komento artikullin | Shiko komentet (2 komente)
Te Tjera nga rubrika