PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Ina Rama: Gati ekstradimi per dy britaniket


E Enjte, 15 Maj 2008

Autoritetet britanike kane miratuar kerkesen e Prokurorise se Pergjithshme, per ekstradimin ne Shqiperi te dy anglezeve te akuzuar per abuzimet seksuale me te miturit e qendres "Femijet e tij", Dino Christodoulu dhe Robin James. Dy te pandehurit akuzohen nga ana e Prokurorise se Tiranes per veprat penale te "marredhenie homoseksuale me te mitur". Ekstradimi eshte konfirmuar dje nga ana e Kryeprokurores Ina Rama, e cila e ka bere te ditur gjate takimit qe pati me drejtuesin e Prokurorise ne Britanine e Madhe, Ken Macdonald. "Eshte rene dakord per ekstradimin e dy shtetasve britanike te akuzuar per abuzime seksuale me te mitur", deklaroi kreu i organit qendror te akuzes per median. Mesohet se oficere policie gjyqesore jane nisur drejt Britanise per te asistuar ne ekstradimin e miratuar nga gjykata angleze.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika