"Te vertetat per akuzat qe me bejne"
E Enjte, 15 Maj 2008
Dje, ne Gjykaten e Krimeve te Renda, eshte zhvilluar seanca e radhes ne ngarkim te te pandehurit te dosjes "Hakmarrja per Drejtesi", Gezim Gjoni. Gazeta "Koha Jone" ka siguruar fjalen e plote qe vete Gjoni ka mbajtur para trupit gjykues ne konkluzionet mbrojtese per dy akuzat qe i jane ngritur dhe po e japim te plote.
Te them te verteten, une, pas 13 vjetesh, mesova se kush jane ne te vertete akuzat kunder meje. Deri ne 2003 kisha menduar se vete i vune, vete do i hiqnin. Lexova pretencen e prokuroreve. Meqe me thirret per te me njohur me nje vendim te ri, dua te shprehem.
Me akuzonin per vrasjen e nje njeriu, tani po me meshirojne dhe po me thone se nuk jam vrases i personit, por vjedhes i tij. Kur me arrestuan me akuzuan se kisha marre detyra nga Orik Shyti per ta njohur dhe pastaj t'ia tregoja atij se cili ishte personi qe do grabitej e do vritej. Kete te zeze prokuroret shkruajne se ua ka thene Enkeled Agaj dhe, per 12 vjet, per ta kam qene vrases. Ne pretencen e fundit, nuk e kane shkruar kete, por kane shkruar se, pasi Orik Shyti ka bere vjedhjen dhe vrasjen e Piro Koninit me ka derguar mua "ushtarin" e tij te marre me makine dy vrasesit e tjere ne vendin X. Vrasesit kane qene Roland Shyti, qe nuk e kam njohur dhe Altin Arapin qe e kam njohur. Dhe per kete sherbim Oriku me ka dhene 1 milion leke nga te vjedhurat. Edhe kete prokuroret shkruajne se ua ka thene Enkeled Agaj. Me nje fjale, edhe te paren edhe te dyten ua paska thene Enkeledi, por tani, Enkeledin nuk e besojne per te paren, por e besojne vetem per te dyten. Dhe prandaj mua ma ndryshojne akuzen, nga vrases ne vjedhes dhe kerkojne qe gjykata te me denoje me 5 vjet burg. Kjo duket sikur mua po me behet nder. Dhe nuk eshte cudi qe neser te hapet fjala se kam paguar ose kam futur miq. Prokuroret, po aty shkruajne se makina, me te cilin eshte kryer krimi eshte "Ford Siera". Zoterinjte e dine qe makina "Ford Siera" eshte prone imja. E kane shkruar shume here kete, kane shkruar se ajo rrinte ne shtepine time dhe qe aty eshte marre per te kryer pese krime ne vitin 1995 dhe me pare. Ne qofte se besojne ne keto qe shkruajne, atehere une kam marre dy here pjese ne vrasje. Kam dhene makinen per te bere krimin. Kjo eshte e para, dhe, pas krimit, kam shkuar me makine te marre vrasesit. Une nuk kam nevoje per meshiren e zoterinjve. Nese gjykata bindet se une kam bere ate qe thone prokuroret, te me denoje si vrases.
Tani edhe pak fjale per akuzen e dyte, per rrembimin e femijes. Eshte shkruar se une kam marre pjese ne rrembimin e femijes Nushi, ne dy menyra. Menyra e pare: Me akuzojne se femija eshte mbajtur ne nje banese, qe une e paskam marre me qira, kam lidhur edhe kontrate me emrin tim, por jo edhe me mbiemrin tim, jam vetequajtur Gezim Sina, sipas tyre. Edhe kete prokuroret e dine nga Enkeledi. Ne qofte se vertet mendojne keshtu, zoterinjte duhet te kishin pare firmen ne kontrate, ngjan apo jo me firmen time. Duhet te kishin thirrur edhe ate Mitatin, dhe ate agjentin e agjencise se qirave dhe te me nxirrnin perpara tyre. Ne burg me kishin. Ata patjeter qe e njohin qiraxhiun. E kane takuar shume here, jo nje here. Menyra tjeter. Kane shkruar se Orik Shyti me ka dhene nje zarf diku ne Pazar. Une, pasi kam marre nje taksi dhe kam udhetuar deri ne nje vend X, i kam thene taksistit: "pritem pak se do takoj vellane". Pas largimit, nuk jam kthyer te taksia, atje ka shkuar babai i femijes se rrembyer dhe ka marre zarfin bashke me nje mije leke, qe duhet t'ia kem lene per sevap. Keta zoterinjte kane pasur fotografi te miat, me pas me kane pasur edhe mua ne dore, me mbajten ne burg sa kane dashur dhe nuk e kane pasur te zorshme te me nxirrnin para taksistit. Ai patjeter do me njihte. Edhe per kete perralle prokuroret shkruajne se ua ka thene Enkeledi dhe kerkojne te denohem me 3 vjet burg. Po pse nuk ua ka thene Leart Shyti, qe me njeh dhe qe akuzohet bashke me mua per kete krim, por ua thone njerez qe nuk me njohin.
Ne gjyqin e pare me akuzonin edhe per vjedhjen e Bankes se Vlores. E kane pushuar akuzen, por ne kete pretence shkruajne se per te vjedhur banken kam shkuar ne Vlore me Orik Shytin me nje automjet "Benz", i kane shenuar edhe numrin e targen. Ne faqen 22, kane shkruar se une kam marre ne krah nje thes te mbushur me cimento nga maunia dhe e kam cuar ne shtepine e Nikolin Novruzit. Atje, si gjithnje nen urdhrat e Orik Shytit, e kam zbrazur cimenton dhe ne vend te saj kam futur para. Pasi e kam mbushur thesin e cimentos me parat e bankes e kam marre dhe kam cuar tek maunia, qe nuk thone sa larg ishte. Nuk kane marre as mundimin te me pyesin a e njoh kete Nikolinin dhe a e di ku e ka shtepine. Thesin e cimentos me para e kam futur midis thaseve te tjere me cimento dhe vellai im qe rrinte ne timon nuk ka pare gje, por thesin me para e ka sjell ne Tirane duke menduar se edhe ai ishte me cimento. Per vellane thone se nuk dinte gje, jo se e kane pyetur, por se e marrin me mend qe ai nuk dinte gje. Po pse ma hiqni kete akuze? Kjo si te tjerat eshte. Enkeledi dhe Nikolin ua paskan thene edhe kete. Per nje akuze e gjysme ato perralla i quajne prove, per banken nuk e quajne prove.
I lexova edhe ato qe shkruajne per makinen "Ford Siera". Ne fillim thane se dokumenti duhej te ishte i vulosur. Erdhi i vulosur. Thane se duhej nje vule tjeter. E solla edhe me vulen tjeter. Thane se duhej vulosur edhe nga ambasada ne Berlin, e vulosa edhe nga ambasada. Tani thone dokumenti eshte i pavlefshem se nuk thote se targat ishin te "Ford Siera". Po keta jane ata qe e kane paraqitur kete fotografi te "Ford Siera" me keto targa, apo jam une? Kjo makine eshte imja, ka qene me keto targa, e kam blere ne veren e vitit 1996 nga Shkelqim Xhaja, ka qene ne qarkullim diten qe eshte bllokuar, drejtohej nga Ilir Gjoni, qe eshte vellai im. Eshte bllokuar ne Komisariatin 3 pa bere procesverbal qe te firmoste edhe Iliri. Prokuroria thote se dokumenti gjerman, qe verteton ato qe kam thene une qe diten e pare, nuk eshte i vlefshem. Nese dyshon, pse shqetesohet dhe kundershton kur ne kerkojme te pyetet ai qe e ka blere dhe ate qe i eshte bllokuar me dhune makina ne mes te Tiranes dhe pse nuk shqetesohen se kush eshte ai Hider qe firmos te sekuestrohet makina ime, sikur te ishte prona e tij? Pse ben procesverbal fals, sikur makinen e ka gjetur pa zot "prane shtepise se Gezim Gjonit" dhe shkruan qe nuk eshte ne gjendje pune? Dhe nese nuk ishte ne gjendje pune, si e coi deri ne Komisariatin nr.3, ka bere nje procesverbal per kete transport? Zoterinjve prokurore nuk u shkon ne mendje te bejne drejtesi, u kane thene "ky duhet te jete ne skuader, e fusni ku te doni, mbrojtes, mesfushor, sulmues, portier, ku te doni, por nga skuadra mos e ndani, se na bie nderi ne uje" dhe keta zbatojne urdhrin.