Skandali i Kasharit, furtune ne Qark
E Enjte, 15 Maj 2008
Artan Cena
Policia zbarkon ne Keshillin e Qarkut Tirane per skandalin e pronave ne Kashar. Prokuroria ka kerkuar zyrtarisht dje dokumente shtese rreth abuzimeve me trojet ne kete komune qe gjendet vetem pak kilometra larg kryeqytetit. Dosja per te cilen jane arrestuar dhjete persona, pjesa me e madhe e te cileve zyrtare, ka kaluar ne nje tjeter faze hetimore. Mesditen e djeshme oficere te policise se Tiranes kane shkuar ne Qark per te kryer nje kontroll dokumentacionesh dhe sekuestruar materialet qe kane te bejne me ndarjen e tokave dhe mbivendosjet e 150 mije metra katroreve toke ne Kashar. Mesohet se do te sekuestrohen te gjitha dokumentacionet e paraqitura ne KKRT-ne e Qarkut rreth lejeve te ndertimit te miratuara, siperfaqet e pervetesuara dhe planimetrite per secilin rast. Materialet i perkasin periudhes 2001-2007 dhe i referohen pretendimeve te pronareve nepermjet tapive apo dokumenteve te kadastres. Mesohet se jane sekuestruar te pakten 200 faqe material qe perfshin gent-plane, leje ndertimi, projekte, materiale kadastre, kerkesa dhe vertetime te ndryshme.
Inspektore te policise se kryeqytetit jane paraqitur ne zyrat e Keshillit te Qarkut te Tiranes, ku kane kerkuar dokumente ne lidhje me komunen e Kasharit. Burime zyrtare thane dje per gazeten "KJ" se jane kerkuar dokumente qe kane te bejne me abuzimet e kryera nga personat e arrestuar, mes te cileve tre kryekomunare. Pritet qe keto dite ata te paraqiten ne Gjykaten e Tiranes ku do te perballen me akuzat e ngritura nga prokuroria e kryeqytetit. Dje jane konfiskuar nje sere dokumentesh qe do t'i bashkohen dosjes "Kashari". Kjo eshte hera e dyte qe prokuroria dhe policia ushtrojne kontrolle ne Keshillin e Qarkut te kryeqytetit, ku jane marre dokumente qe mendohet se perbejne rendesi per hetimin e metejshem te ceshtjes. Ne tetor te vitit te kaluar u zhvillua edhe operacioni "Kashari 2", ku u arrestuan shtate persona, nga te cilet tre kryekomunare per periudhen 2001-2007, kryepleq dhe punonjes kadastre. Me vone u ndaluan edhe tre persona te tjere punonjes ne komune qe akuzoheshin per abuzime me pronat.
Jane rreth 30 hektare toke bujqesore dhe truall qe dyshohet se kane nga dy pronare per shkak te mbivendosjeve dhe pjesa me e madhe e tyre eshte perdorur per t'u ngritur palate e biznese. Te dyshuarit kryesore per keto afera korruptive jane drejtuesit nder vite te komunes, te cilet duke bashkepunuar, madje edhe duke mos denoncuar shkeljet e paraardhesve te tyre, kane kryer nje sere falsifikimesh te dokumenteve. Demi ekonomik, sipas akuzes se kryeqytetit, llogaritet ne 1,5 milione euro. Prej me shume se shtate vitesh, tre kryekomunare ne Kashar, kane abuzuar me mbivendosjen e dhjetera hektareve toke bujqesore dhe troje, duke shkaktuar miliona euro dem. Prokuroria e Tiranes tha se Alfred Sulaj, Faik Fejza dhe Naim Karaj, me detyre kryetare dhe ish-kryetare te kesaj komune, gjate periudhes 2000-2007, kane falsifikuar dokumentet e ndarjes se tokave dhe kane pajisur me vertetime pronesie persona te ndryshem, duke mos qene banore te komunes se Kasharit, kundrejt perfitimeve te paligjshme. Denoncimet jane regjistruar ne akuzen kryeqytetase, e cila ka filluar hetimet nje vit me pare, ne baze te materialeve te servirura nga te demtuarit.
"Gani Kamberi", perplasjet polici-prokurori
Gani Kamberi nuk eshte vetevrare dhe dyshohet te jete ekzekutuar. Burime nga prokuroria vazhdojne te konfirmojne faktin se njeriu, qe denoncoi zaptimin e prones, tetorin e vitit te kaluar, eshte ekzekutuar me nje plumb pistolete ne koke. Nderkohe qe policia argumenton se ne hetimet paraprake eshte vertetuar se qitja eshte kryer nga vete viktima pas gjurmeve te barutit ne gishta. Dy dite me pare, ekspertet zhvarrosen kufomen e Kamberit me qellim kryerjen e nje autopsie dhe ekspertize te dyte mjekoligjore per shkaqet e vdekjes.
Ekspertet: Dyshimet per nje vrasje
Mjekesia Ligjore pritet qe brenda nje jave te jape pergjigjen zyrtare per shkakun e vdekjes se Gani Kamberit. Sipas eksperteve paraprakisht dyshohet per nje vrasje, pasi nuk ndodh qe ne raste vetevrasjesh plumbi te tejshpoje kafken terthorazi pervecse nese qellohet nga persona te tjere. Gjithashtu, meqe dhe gezhoja nuk eshte gjendur ne vendin e ngjarjes, ka bere qe prokuroria te mendoje per nje vrasje. Pergjigjet pritet te dalin brenda nje jave dhe mund te ndryshojne rrjedhen e hetimeve. Edhe bashkeshortja e viktimes, Valbona Kamberi, akuzoi se Ganiu ishte vrare, pasi denoncoi skandalin, duke permendur dhe emra.