"Mbeshtesim pavaresine e prokurorise"
E Enjte, 15 Maj 2008
Britania do te vazhdoje hetimet e perbashketa me prokurorine dhe policine shqiptare. Prokurori i Pergjithshem i Britanise se Madhe konfirmon mbeshtetjen per homologen e tij shqiptare, Ina Rama dhe e mbeshtet ne nismen per pavaresine e prokurorise.
Gjate takimit ne Prokurorine e Pergjithshme me Ken Macdonald, Kryeprokurorja ka vleresuar ndihmen per qendren e pergjimeve, e cila eshte vendosur ne organin qendror dhe trajnimi i prokuroreve. "Investigimet per luften kunder krimit te organizuar, bashkepunimin per ceshtje konkrete, ekstradimin e shtetasve te akuzuar per vepra te ndryshme penale, jane disa nga pikat e bashkepunimit dypalesh", tha Rama, gjate konferences se perbashket per shtyp. Kryeprokurorja paralajmeroi te gjithe zyrtaret dhe vartesit e saj se nuk do te tolerohet asnje person, i cili thyen ligjin. Duke permendur nje realitet krejt ndryshe ne Britanine e Madhe, ku njerezit e drejtesise largohen nga detyra edhe per nje shishe alkool kontrabande, drejtuesja e organit te akuzes theksoi se institucioni i prokurorise duhet te jete i pavarur nga politika, apo ne veprimet hetimore qe kryen. Kryeprokurori britanik, Ken Mecdoland, deklaroi mbeshtetjen e tij per homologen, duke permendur se do te vazhdojne hetimet e perbashketa per luften kunder krimit te organizuar.
Prokurori i Pergjithshem i Mbreterise se Bashkuar, Ken Macdonald, konfirmoi dje ndihme per nje lufte me te suksesshme ndaj krimit te organizuar. Ai u prit ne nje takim nga drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Ahmet Prenci, gjate te cilit nenvizoi nevojen e bashkepunimit te ngushte ndermjet policise dhe prokurorise. "Jemi ketu per te rritur edhe me tej bashkepunimin per nje lufte me te suksesshme ndaj fenomeneve negative, si krimit te organizuar dhe trafiqeve", tha Macdonald. Ai kembenguli se suksesi i hetimeve qendron ne bashkepunimin midis policise dhe prokurorise, qe nje dosje te veje e sakte ne gjykate dhe kriminelet te denohen sipas ligjit. Ne kete drejtim, ai vleresoi urdhrin e perbashket, te firmosur pak muaj me pare, mes policise shqiptare dhe Prokurorise se Pergjithshme.
Macdonald: Nuk do tolerohet asnje britanik
"Nuk do te tolerohet asnje shtetas britanik qe te levize i qete ne Britani ne rast se ka kryer nje krim ne Shqiperi", tha Macdonald, gjate takimit me homologen Ina Rama dhe konferences per shtyp qe pati per median. Ai theksoi se ndeshkimi do te jete maksimal dhe se do te vazhdoje bashkepunimi dypalesh.
Prenci: Teknologjia angleze, sukses per policine
"Fale ndihmes suaj ne tashme kemi teknologjine me te mire te laboratorit shkencor, me ane te te cilit kemi bere te mundur zbardhjen e nje numri te madh ngjarjesh te vjetra", ka thene kryepolici Ahmet Prenci ne takimin me Ken Macdonald. Ai ka permendur goditjet e trafiqeve, krimit te organizuar dhe krimeve te tjera.