Mjeket e ORL-se ne mbrojtje te Hoxhallarit
E Enjte, 15 Maj 2008
Mjeket e repartit ORL ne Qendren Spitalore Universitare "Nene Tereza", nuk pranojne rezultatet e ekspertizes mjekoligjore per vdekjen e 17-vjecares Matilda Petriti. Keshtu, dje bluzat e bardha kane dale ne mbrojtje te kolegut te tyre, Xhevahir Hoxhallarit, i cili eshte edhe personi qe kreu nderhyrjen per operacionin e bajameve te 17-vjecares nga Bilishti. Madje, ata kane kerkuar qe te ribehet ekspertiza e shkakut te vdekjes se Petritit, duke qene edhe njeri prej tyre pjese e grupit, qe do te realizoje kete proces.
Sipas mjekeve te sherbimit te Otorino-laringologjise, mjekesia ligjore duhet te beje analiza specifike. Profesoret e ORL-se jo vetem vene ne dyshim rezultatet e autopsise, por ofrojne edhe literature mjekesore ku njihen te tilla komplikacione. "Vajza nuk ka vdekur nga hemorragjia e ardhur nga vendi ku eshte hequr bajamja. Ne vendin tone ka mangesi nga e kaluara, lidhur me vendimet jo korrekte qe merren me paragjykim. Me c'te drejte merret nje vendim per pezullimin nga puna te nje mjeku pa u gjetur shkaku. Me c'te drejte drejtoria inkompetente ne kete drejtim mund te jape nje vendim te tille", deklaroi dje mjeku kirurg ne sherbimin e ORL-se, Adnan Kellici. Sipas tij, vendimin per largimin e nje mjeku nga detyra dhe profesioni e merr mjekesia ligjore dhe gjyqi dhe jo Drejtoria e QSUT-se. Nga ana tjeter, burime nga Ministria e Shendetesise konfirmuan se teorikisht kerkesa e mjekeve eshte e drejte, por praktikisht e pamundur, per shkak se trupi i vajzes eshte varrosur prej kohesh. Por mjeket kane kembengulur per te gjetur shkakun e vertete te vdekjes se 17-vjecares nga Bilishti, qe per ta nuk eshte hemorragjia ne vendin ku u krye nderhyrja.
Mbeshtetja
Pervecse kane kerkuar te jene pjese e nje ekspertize te re te 17-vjecarja, e cila vdiq pas nje operacioni ne bajame, mjeket e QSUT-se kane kerkuar edhe mbrojtje dhe pafajesi te mjekut Hoxhallari. "Mjeku Hoxhallari eshte nje mjek mjaft i mire. Ai nuk ka neglizhuar kujdesjen ndaj pacientes. Po te cahet nje ene e madhe gjaku, pacientja kishte vdekur ne operacion dhe jo pas nje periudhe aq te gjate kohore", ka pohuar kirurgu Kellici. Ndersa mjekesia ligjore e bindur ne perfundimin e analizave, pohon me bindje se tashme nuk ka me nevoje per mendim mjekesor, por per fjalen e hetuesve. Te pafajshem e kane deklaruar veten edhe mjeket roje te Spitalit Francez, qe kane asistuar ne kurimin e vajzes pas operacionit. Dy prej tyre jane nen hetim nga prokuroria per neglizhence ne detyre. "Ne e kemi mbajtur pacienten 4 dite te shtruar ne pavijon, gje qe nuk ka ndodhur ndonje here me pare. Nuk e di nese edhe ju te tjereve u kane ndodhur raste te tilla, por per mua ka qene per here te pare. Edhe kujdesi qe kemi dhene ka qene maksimal", eshte shprehur Besim Boci, mjek kirurg ne sherbimin e ORL-se.
Te premten vendimi per Hoxhallarin
Drejtoria e QSUT kerkoi qe vendimi per mjekun Hoxhallari te merret te premten pas shqyrtimit te tri raporteve. I pari prej shefit te sherbimit te ORL-se, Pjerin Radovani, raporti i dyte i sjelle nga Urdhri i Mjekut dhe i treti, raporti i mjekesise ligjore, i cili nuk ka mberritur akoma ne dikasterin e shendetesise, me gjithe kerkesen e ketij te fundit per t'u njohur me perfundimet e ekspertizes mjekoligjore. Kjo e fundit, pasi ka kryer ekspertizen ka derguar ceshtjen per hetim prokurorise. Sipas gjykimit te mjekeve ligjore, ka rezultuar se mjeket jane pergjegjes per vdekjen e 17-vjecares Matilda Petriti. E gjithe kjo procedure eshte ndermarre ndaj Hoxhallarit pasi 17 Matilda Petriti u operua ne fillim te prillit ne kliniken private te mjekut per heqjen e bajameve. Per me shume se dy jave, vajza pati hemorragji, por edhe pas dy operacioneve ne Tirane nuk u arrit frenimi i saj. Me 23 prill, Matilda Petriti vdiq ne spital dhe menjehere pas vdekjes, i ati Besnik Petriti akuzoi mjekun Hoxhallari se kishte shkaktuar vdekjen e te bijes.
Ekspertiza: Vdekja si pasoje e mos kujdesjes se mjekeve
Vdekja e adoleshentes Matilda Petritit, 17 vjece, ka ardhur si pasoje e gabimit te mjekut si dhe mos kujdesjes me pas ne spitale. Por, gjithashtu, sipas raportit te Mjekesise Ligjore, dhe vajza ka konsumuar ushqime dhe lengje, te cilat kane qene te ndaluara per te, menjehere pas operacionit ne bajame. Rezultatet e raportit te institutit te Mjekesise Ligjore, jane derguar pak dite me pare ne Prokurorine e Tiranes, e cila ka nisur hetimet ne lidhje me vdekjen e adoleshentes nga Maliqi i Korces, duke kerkuar pak dite me pare dhe pezullimin e mjekut Xhevahir Hoxhallari. Por dje, pas me shume se dy javesh, mjekesia ligjore ka perfunduar analizat e nisura qe diten e vdekjes te se rese. Burimet kane bere te ditur se, sipas raportit ne operacionin e Matilda Petritit, jane bere gabime, pasi mjeku ka levizur me pak milimetra, ne vendin ku duhej bere operimi. Nderkaq jane tre mjeket qe priten te paraqiten para drejtesise, pasi, sipas te dhenave, do te akuzohen per "mjekim te pakujdesshem". Nje dite me pare, Instituti i Mjekesise Ligjore, ka derguar raportin e plote per vdekjen e 17-vjecares nga Maliqi i Korces, e cila gjeti vdekjen vetem nga nje operacion bajamesh.