PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Fiera del Levante, celet me 20 maj


E Enjte, 15 Maj 2008

Nga data 20 deri me 23 maj, panairi Fiera del Levante do te ofroje mundesi pa fund per bizneset dhe qytetaret e kryeqytetit. Ndryshe nga cdo vit tjeter, kete here Fiera vjen me nje sere risish, pasi jane rreth 100 biznese nga vende te ndryshme qe do ofrojne nje game te gjere produktesh. Ne kete panair do te marrin pjese biznese ne sektore te ndryshem, si energji, infrastrukture dhe sherbime, produkte bankare dhe kooperim, kulture, mjedis, sherbime per qytetarin dhe sipermarrjen, bujqesi dhe produkte agro-ushqimore, ndertim, mobilie dhe aksesore per shtepine, fashion dhe mallra konsumi. E vendosur ne Pallatin e Kongreseve, aty nuk do te mungoje as shumellojshmeria e produkteve te ekspozuara. Keshtu, ekspozita po zhvillohet ne zona tematike qe prekin te gjithe sektoret paresore te ekonomise se Shqiperise dhe te vendeve te tjera nderkufitare (Mali i Zi, Kroacia, Serbia, Maqedonia, Rumania, Bullgaria, Greqia, Turqia).








Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika