Perurohet rruga, korsi per mjete te vecanta
E Enjte, 15 Maj 2008
Ne te gjithe Unazen e Vogel te kete nje korsi vetem per autobusin, per bicikletat, per taksite dhe ambulancat. Lajmin e ka bere te ditur kryetari i Bashkise se Tiranes, Edi Rama, gjate perfundimit te punes ne segmentin e pare te Unazes se Vogel. "Kjo eshte nje korsi qe qytetaret do ta shikojne cdo vit e me te pranishme ne rruget e kryeqytetit", tha Rama, duke deklaruar se kjo behet per eliminimin e trafikut nga makinat dhe hapjen e tij per transportin publik. "Kete korsi, ne e kemi filluar dhe tani funksionon te rruga e Laprakes deri te Zogu i Zi. Kete korsi duam ta fusim dhe ne Unazen e Tiranes" (unaza ekzistuese), tha kryebashkiaku. Sipas tij, Bashkia e Tiranes po punon per te hequr te gjithe parkimet ne Unaze, duke e kthyer krahun e djathte ne krah levizjeje te saj. Pjesa tjeter do te jete per automjetet dhe Unaza e Vogel do jete vetem me nje levizje, nderkohe qe do sistemohet edhe pjesa te kalaja. "Po presim perfundimin e studimit te kompanise gjermane me te cilen po bashkepunojme, per te pare zgjidhjen e duhur, ne menyre qe te jete zone pedonale", u shpreh Rama. Sipas tij, pikerisht per te minimizuar pengesat ne trafik u realizua alternimi i punimeve, ndersa trafiku ne kete rruge do te levize ne nje sens, ne ate antiorar. Kryerja e punimeve eshte parashikuar te realizohet duke e ndare objektin ne disa segmente nga pikepamja e zbatimit. Segmenti i pare perfshin aksin nga rruga e Kavajes deri te rruga "Myslym Shyri", i dyti nga "Myslym Shyri" deri te bulevardi "Deshmoret e Kombit", i treti nga bulevardi "Deshmoret e Kombit" deri te rruga "Punetoret e Rilindjes" dhe i fundit, nga rruga "Punetoret e Rilindjes" deri te rruga e Dibres.