PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Geva e urise, rendohet gjendja e grave


E Enjte, 15 Maj 2008

Luljeta Ndoka

Dita e dyte e greves se urise i ka gjetur 11 grate tashme te pastreha, ne gjendje te dobet fizike, por ende jo shume alarmante. Me shpresen qe Bashkia e Tiranes te reflektoje dhe t'u gjeje nje strehe ku te fusin koken, banoret e zones prane Maternitetit te Ri, te cilave u jane rrafshuar shtepite, kane qene edhe dje shume te vendosura per te mos e nderprere greven.

Ambienti

Dhoma ku ato jane ngujuar ka brenda saj vetem disa batanije, disa derrasa dhe pak objekte, qe kane shpetuar pa u demtuan nga shembja e shtepive. Muret e kesaj godine 5 me 5 jane te shkarravitura, te pista, ndersa dyshemeja prej cimentoje, e ftohte. Grate nuk kane luksin te gjejne nje dhomez tjeter me te ngrohte, sepse gjithcka eshte rrafshuar. Mungesa e kushteve me minimale, e ka pershpejtuar pak keqesimin e gjendjes se tyre fizike. Ato jane ndjere dje mjaft te dobeta dhe kane pasur nevoje per mbikeqyrje nga mjeket. Megjithate, edhe keta te fundit nuk jane treguar shume te njerezishem me te 11 grate e ngujuara ne greve urie. "S'keni gje", ka qene fjalia e shumeperseritur e mjekut, i cili eshte larguar sapo ka bere disa serume.

Prishjet

Aksioni per prishjen e banesave prane Maternitetit te Ri, ka vazhduar dje pothuaj gjate gjithe dites. Deri ne mesdite, punonjesit e Inspektoratit te Ndertimit kane arritur te rrafshojne 5 shtepi, ndersa edhe pasdite, aksioni nuk eshte ndalur. Ata jane treguar me te kursyer ndaj dhunes fizike, por jo asaj verbale. "Do te zbatojme ligjin, te gjitha keto banesa do te shemben", i jane pergjigjur ndertimoret lutjeve te banoreve. E, keta te fundit, duke shpresuar ne ndonje ndryshim te vendimit famekeq, jane kapur pas mureve te shtepive, duke rrezikuar madje qe germadha t'i zinte brenda. Ne planin e Bashkise se Tiranes, perfshihet prishja e 71 banesave, nga e cila preken drejtperdrejt rreth 300 banore qe nuk kane se ku te fusin koken. Ata jane shprehur se fillimisht kryetari i Bashkise, Edi Rama, u pati premtuar se do te kishin 1 muaj kohe per te mbledhur plackat dhe per te gjetur ndonje shtepi me qira, a cfaredo qofte. Megjithate, nje premtim i tille, sipas banoreve nuk u mbajt. Ata shprehen se shumica i kishin shtepite ne proces legalizimi, e megjithate nje gje e tille nuk u mor parasysh.

Dhuna

Dita e pardjeshme e aksionit te Inspektoratit te Ndertimit do te mbetet gjate ne mendjet e te gjithe banoreve. Kjo, jo thjesht per faktin se ata kane mbetur pa strehe, por edhe per plaget qe u ka shkaktuar dhuna e ndertimoreve. Deshmite ishin rreqethese. Ndersa burrat i kishin ne komisariat, grate deklaruan se nuk e dinin as se ku ishin femijet e tyre. "Nuk e dime se nga kane ikur. Jane tmerruar dhe si duket ende nuk e kane marre veten nga ajo c'kane pare. Te rrahin baballaret ne sy te femijeve eshte gjeja me cnjerezore, sepse i trajtuan si te ishin kriminele", pohojne ato. Me shume sesa per dhunen, banoret jane trishtuar per faktin se mbeten pa shtepi. Te sakatuar nga policet ndertimore, zvarre-zvarre ata kane nxituar te shpetojne ato pak pajisje qe kane mbetur pa u prishur. Ndersa reshjet e shiut e kane perkeqesuar gjendjen e tyre. Te pastrehet jane detyruar qe te flene perjashta, ose nen strehezen e ndonje banese apo dyqani prane germadhave. Banoret e zones prane Maternitetit te Ri deklaruan dje se, pervec fakti qe s'kane ku te flene e ku te ushqehen, nje semundje per shkak te kushteve mizerabel ne te cilat po jetojne, do te ishte e paperballueshme per ta.



Bashkia, asnje reagim per situaten

Bashkia e Tiranes nuk ka reaguar dje ne lidhje me shqetesimin qe kane shprehur banoret per faktin se u jane prishur shtepite, dhe c'eshte me e keqja, jane rrahur nga ana e punonjesve te Inspektoratit te Ndertimit, strukture nen varesi direkt te bashkise. Asnje lloj reagimi nuk kane dhene, pervec faktit se projektit per zgjerimin e lumit te Lanes nuk do te nderpritet nga asnjeri. Dy dite me pare, zv/kryetari i Bashkise se Tiranes, Eduard Shalsi, premtoi se per kategorine e atyre ndertimeve qe posedojne dokumente pronesie, do te ndiqet rruga normale deri ne perfundim te procedurave. "Nderkohe, qe per te tjeret e kemi bere tashme te qarte se epoka e ndertimeve te paligjshme ka perenduar, per me teper kur behet fjale per ndertime qe pengojne vepra publike te rendesishme sic eshte kjo arterie", tha Shalsi

Projekti u miratua ne shkurt te ketij viti

Keshilli i Rregullimit te Territorit te Bashkise se Tiranes, e miratoi prishjen e ketyre banesave me 27 shkurt te ketij viti. Ende nuk ka filluar te zbatohet projekti per zgjerimin e Lumit te Lanes, ndaj bashkia nuk ka dhene ende afate. Mes debatesh, KRRT-ja e Tiranes vendosi qe te kryejne prishjet e banesave qe pengonin zbatimin e projektit, ne menyre qe fillimi i punimeve te mundesohej sa me shpejt. Sapo te perfundoje aksioni, pritet qe bashkia te filloje punen per zgjerimin e Lumit te Lanes, ndersa detaje nuk jane dhene ende.






Komento artikullin | Shiko komentet (2 komente)
Te Tjera nga rubrika