PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

PS: Deshtim ne misionin e saj ne ndihme te biznesit


E Enjte, 15 Maj 2008

"Qeveria ka deshtuar ne misionin e saj ne ndihme te biznesit dhe ekonomise shqiptare. Korrupsioni dhe mungesa e theksuar e shtetit ligjor jane faktoret kryesore per renditjen e Shqiperise krahas vendeve si Mozambiku, Irani, Siria apo Uzbekistani". Ky eshte qendrimi i mbajtur dje nga nensekretari i programit te PS-se, Ervin Bushati, lidhur me shqetesimet e percjella nga FMN e Banka Boterore per ekonomine e vendit. Sipas tij, Banka Boterore rendit Shqiperine ne vendin e 136 nga 178 vende te studiuara per vitin 2008. Per kete arsye, Bushati vleresoi se "institucionet nderkombetare, Banka Boterore dhe se fundmi FMN, percjellin shenja shqetesimi ndaj parametrave makroekonomike dhe strukturale ne ekonomine shqiptare. Partia Socialiste ne programin e saj qeverises, do te kete prioritet permiresimin e kushteve te biznesit dhe mbrojtjen e investimeve ne vend, duke krijuar nje klime te sigurt dhe stimuluese per mbare ekonomine ne vend". Ne gjykimin e socialisteve ne vitin 2008, vendi ndodhet ne nje situate ekonomike dhe me te pashprese sesa nje vit me pare. O.XH


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika