Topi, ngushellime Presidentit kinez
E Enjte, 15 Maj 2008
Presidenti i Republikes, Bamir Topi, ngushelloi dje homologun e tij kinez, Hu Xhintao per fatkeqesine e rende, ku nga termeti humben jeten mijera njerez. Ne nje mesazh ngushellimi derguar homologut kinez, kreu i shtetit shqiptar shprehu hidherimin per ngjarjen tragjike. "Me hidherim te thelle mesuam per fatkeqesine natyrore shkaktuar nga termeti ditet e fundit ne Republiken Popullore te Kines, ku tragjikisht humben jeten mijera njerez!. Me lejoni, Shkelqesi, qe per kete ngjarje tragjike qe tronditi gjithe popullin kinez, ne emer te popullit shqiptar dhe ne emrin tim personal, t'ju shpreh ngushellimet me te thella e me te sinqerta, dhe nepermjet Jush, familjeve dhe te afermve te viktimave", shkruan Topi ne mesazhin ndaj Presidentit te Republikes Popullore te Kines, Hu Xhintao. Ai theksoi se ne keto dite dhimbjeje per republiken e Kines, Shqiperia i eshte prane. Nderkohe zyra e shtypit prane Kryeministrit Berisha ben te ditur se, pas tragjedise se shkaktuar nga termeti qe goditi provincen Sinchuan ne Kine dhe qe shkaktoi viktima te shumta ne njerez dhe shume deme materiale, qeveria shqiptare ka akorduar nje kontribut financiar prej 40000$.