Marreveshja, lehtesim vizash me Danimarken
E Enjte, 15 Maj 2008
Qeveria miratoi dje marreveshjen per lehtesimin e vizave me Mbreterine e Danimarkes. Kryeministri Berisha theksoi se lehtesimi i regjimit te vizave mbetet prioritet i qeverise, e cila do te beje cdo perpjekje per levizjen e lire te qytetareve shqiptare.
"Sot, ratifikojme marreveshjen per lehtesimin e vizave me Mbreterine e Danimarkes. Eshte rasti t'i siguroj edhe nje here shqiptaret se do te bej cdo perpjekje per te sjelle vendin ne nje regjim pa viza ne Evrope", u shpreh Berisha gjate mbledhjes se djeshme te qeverise. Ne menyre te perseritur gjate daljeve te tij publike, kreu i qeverise ka theksuar se qeveria po merr te gjitha masat per te perparuar sa me shume ne procesin e liberalizimit te vizave.