Sheshi "Skenderbej", miratohet marreveshja e financimit
E Enjte, 15 Maj 2008
Keshilli i Ministrave miratoi dje marreveshjen e financimit te projektit per rinovimin e sheshit "Skenderbej", ne Tirane. Kryeministri Berisha, duke falenderuar Kryeministrin e Kuvajtit per kete marreveshje, e konsideroi ate nje shembull jo vetem te bashkepunimit nderkombetar te qeverise, por edhe te bashkepunimit me qeverisjen vendore. Sipas projektvendimit, marreveshja kontribut mes qeverise dhe emirit te Shtetit te Kuvajtit per financimin e projektit "Rinovimi i Sheshit "Skenderbej" dhe restaurimi i Xhamise se Et'hem beut" ka per qellim zgjerimin e kuadrit te bashkepunimit per te financuar nepermjet nje granti zbatimin e projektit te mesiperm. Ne marreveshje, Keshilli i Ministrave ka marre persiper qe te ndihmoje ne procedurat dhe praktikat e nevojshme per zbatimin e ketij projekti. Keshtu, si mase lehtesuese, projekti perjashtohet nga cdo lloj takse direkt apo indirekte, gjithashtu edhe nga taksat doganore, e aplikuar ne Republiken e Shqiperise. Qeveria e Kuvajtit ka financuar per rinovimin e sheshit "Skenderbej" nje grant me vlere 5 milione euro, ndersa pjesen tjeter te vleres qe duhet per kete projekt, do ta financoje Bashkia e Tiranes. Aktualisht, firma fituese per rigjallerimin e qendres se Tiranes eshte ne fazen e projektit te zbatimit dhe pritet qe ne muajin shtator te nisin punimet. Firma fituese 51N4E u shpall si me e pershtatshmja per rigjallerimin e Sheshit "Skenderbej", dhe per me teper qe ajo e ofroi zbatimin e projektit ne shumen qe Bashkia e Tiranes kishte mundesi te ofronte. Projekti parashikon ndertimin e dy godinave te reja, mosnderhyrjen ne objektet ekzistuese, krijimin e pellgjeve te ujit dhe shatervaneve ne qender, dhe shume nderhyrje te tjera.