PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Projektet, rikthehet debati qeveri-bashki


E Enjte, 15 Maj 2008

Luljeta Ndoka

Duket se "dashuria" mes qeverise dhe Bashkise se Tiranes ka perfunduar dhe shkak per kete jane bere meritat per financimet e shtetit te Kuvajtit per disa projekte ne kryeqytet. Ndersa Kryeministri Sali Berisha e cilesoi financimin e sheshit "Skenderbej" si shembull te bashkepunimit nderkombetare te qeverise, duket se Bashkia e Tiranes eshte bere "xheloze" per kete vetatribuim, duke kerkuar qe qeveria te mos i jape merita vetes per punen qe ben bashkia. Shalsi ka terhequr vemendjen qe Kryeministri t'i lere menjane mburrjet, por te zhbllokoje projektin e rindertimit te Parkut te Liqenit, duke e aprovuar ate, pasi edhe ai do te realizohet me fondet kuvajtiane.

Miratimi i Marreveshjes se financimit te projektit per rinovimin e sheshit "Skenderbej" ka qene burimi i debateve ne distance mes Kryeministrit Sali Berisha dhe zv.kryetarit te Bashkise se Tiranes, Eduard Shalsi. Pas miratimit te projektit, Berisha e konsideroi ate nje shembull jo vetem te bashkepunimit nderkombetar te qeverise, por edhe te bashkepunimit me qeverisjen vendore. "Ne nuk na pengon dallimi partiak per te pasur nje partneritet me pushtetit vendor", tha Berisha. Ndersa ketyre toneve te buta, Shalsi i eshte pergjigjur eger, duke i kerkuar Kryeministrit qe te mos i atribuoje qeverise punet qe ajo nuk i ka bere. "Nuk eshte hera e pare qe Kryeministri i tregon punet e Bashkise se Tiranes si pune te qeverise se tij", reagoi Shalsi, menjehere pas deklarates se Berishes ne mbledhjen e djeshme te Keshillit te Ministrave. Zv.kryetari i Bashkise se Tiranes tha se Kryeministri po pengon projektin e rindertimit te Parkut te Liqenit, po me qeverine kuvajtiane. Ai nenkuptoi se kjo heshtje nga ana e qeverise te ben te mendosh se duke mos dhene aprovimin formal te qeverise shqiptare, ky projekt strategjik per kryeqytetin, nuk qenka prioritet. "Ne emer te banoreve te kryeqytetit, ne i bejme sot nje apel publik Kryetarit te Qeverise per te mos e bllokuar vetem per nje "Po" formale, projektin e rindertimit te Parkut te Liqenit, te cilin miqte tane te cmuar kuvajtiane jane gati ta financojne menjehere, nese nga qeveria shqiptare nuk ka pengese", deklaroi zv.kryetari i Bashkise se Tiranes.

Po dje, Kryeministri Berisha kerkoi nga Ministria e Financave te finalizoje shpronesimin per ndertimin e Unazes se Vogel te Tiranes. "Ministria e Financave te beje realitet shpronesimin e unazes se vogel te Tiranes. Bashkia ka fondet e saj dhe ne do te ndihmojme, sepse nuk mund te injorojme faktin qe kryeqyteti ka probleme serioze te trafikut dhe cdo perpjekje per te zgjidhur problemet e trafikut do te ndihmohet nga qeveria", tha Kryeministri. Ai e konsideroi unazen e vogel e kryeqytetit nje arterie shume te rendesishme, qe cliron trafikun ne qender te qytetit, ku dendesia e pluhurit dhe gazit karbonik eshte me e madhe se ne cdo zone tjeter ne Shqiperi.






Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika