PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Festen e "Prizrenit" dhe "Gjuhes", bashke fqinjet


E Enjte, 15 Maj 2008

Lidhja e Prizrenit dhe pervjetori i Kongresit te Manastirit do te jene dhe festat qe do te bashkojne shqiptaret ne rajon. Kryeministri Berisha kerkoi diten e djeshme nga ministri i Kultures, Ylli Pango, qe ditet perkujtimore te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit dhe Zyrtarizimit te alfabetit te gjuhes shqipe kete vit te festohen se bashku me vendet tona fqinje si Kosova dhe Maqedonia. Keshtu, gjate mbledhjes se djeshme te qeverise, Berisha theksoi se kete vit Shqiperia festonte 130-vjetorin e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit dhe 100-vjetorin e zyrtarizimit te alfabetit te gjuhes shqipe. Per Lidhjen e Prizrenit, kreu i qeverise theksoi se ky vit i gjen shqiptaret me te lire dhe te pavarur se kurre, prandaj kjo ngjarje duhet kremtuar se bashku me qeverine e Kosoves. Sipas tij, Ministria e Kultures duhet te niste te programonte se bashku me qeverine e Kosoves edhe aktivitetet e perbashketa qe do te zhvilloheshin ne kete dite.

"Ne duhet ta kremtojme kete ngjarje se bashku me qeverine e Kosoves. Duket te kete nje seri aktivitetesh te perbashketa, sepse ky pervjetor i gjen shqiptaret te lire dhe te pavarur ne lirine e tyre", deklaroi Berisha ne fjalen e tij, ne lidhje me kete date te shenuar per historine e shqiptareve. Sipas tij, shqiptaret u perballen edhe me mohimin e te drejtes per pavaresine e Kosoves dhe ne keto momente, kur pavaresia eshte arritur, eshte detyrim perkujtimin ndaj burrave dhe grave, te cilet kerkuan lirine ne Prizren. Nga ana tjeter, duke u ndalur ne ngjarjen historike te 100-vjetorit te zyrtarizmit te alfabetit te gjuhes shqipe, Berisha rikujtoi me mirenjohje dhe nderim intelektualet e shquar te kombit, te cilet ne momente shume te veshtira per vendin, i dhane gjuhes shqipe alfabetin me germa latine. "Ky eshte dhe viti i 100-vjetorit te alfabetit te gjuhes tone te mrekullueshme. Ky eshte nje vit shume i rendesishem. Ne i detyrohemi shume dhe gjuhes sone, nje gjuhe e mrekullueshme, por i detyrohemi shume edhe atyre burrave, te cilet ne nje kohe te veshtire u dhane fjaleve shqipe, germat latine", deklaroi Berisha. Duke qene Manastiri vendi ku alfabeti yne mori udhe, kreu i qeverise kerkoi nga ministri Pango bashkerendimin me qeverine maqedonase per te pasur nje aktivitet te gjere ne 100- vjetorin e zyrtarizimit te alfabetit te gjuhes shqipe.

F.Mejdini








Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika