PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Qeveria, 3 milione leke per Malcin


E Enjte, 15 Maj 2008

Qeveria miratoi dje vendimin per dhenien e nje ndihme financiare prej 3 milione lekesh familjareve te nje nga viktimat e Gerdecit. Keshtu, familja e Ilirjan Malcit, i cili humbi jeten ne tragjedi, perfitoi dje nje ndihme prej 3 milione lekesh, e cila do te perdoret nga kjo familje per te blere nje shtepi ne qytetin e Lacit. Ne relacionin qe shoqeron kete projektligj, theksohet se kjo ndihme jepet ne kushtet jashtezakonisht te renda financiare qe eshte kjo familje, sidomos pas humbjes se jetes se kryefamiljarit te saj ne tragjedine e Gerdecit. Ne kete menyre, ne relacionin qe shoqeron draftin, perllogaritet edhe cmimi i nje banese ne qytetin e Lacit, por e precizuar qe te jete jashte unazes se ketij qyteti.

"Per percaktimin e ndihmes financiare, eshte marr informacion nga Bashkia Lac, dhe ne baze te vleresimit te kryer nga nje grup i vecante pune, rezulton se vlera per nje apartament 2+1, jashte unazes se qytetit eshte rreth 3 milione leke te reja", theksohet ne draftin e miratuar dje. Ne projektligj shpjegohet se ky fond do te merret nga buxheti i vitit 2008, i miratuar per Ministrine e Brendshme. Ne menyre te vazhdueshme qeveria miraton edhe ndihma financiare per familjet, te cilat paten humbje njerezore dhe deme materiale nga tragjedia e Gerdecit.

F.Mejdini






Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika