Hop diplomatik shumepalesh
Nga dr. Jorgji KOTE
E Enjte, 15 Maj 2008
Ministri i Jashtem shqiptar, Lulzim Basha, ne nje ceremoni solemne keto dite ne Stamboll, pas nje paraqitjeje dinjitoze, mori zyrtarisht, ne emer te vendit tone, Kryesine e radhes te Organizates se Bashkepunimit Ekonomik te Detit te Zi. Sipas axhendes se paraqitur, krahas te tjerash, ky kryesim perfshin nje kalendar me mbi 55 veprimtari te ndryshme, nga takime ekspertesh, seminare dhe ekspozita e deri te takime te rendesishme te nivelit te larte etj. Ai vjen menjehere pas marrjes se merituar te fteses per anetaresim ne NATO dhe ecurise se kenaqshme te procesit te ratifikimit te MSA-se, ku, pa dyshim, edhe diplomacia ka pjesen e vet te konsiderueshme. Disa muaj me pare, Shqiperia u anetaresua gjithashtu edhe ne Procesin e njohur te Barcelones. Pa u zgjatur me tej, do te thoshim se nuk eshte veshtire te verehen nje sere hapash dhe levizjesh te qarta dhe aktive edhe ne fushen e diplomacise shumepaleshe. Diplomaci qe, per shkak te rolit te vecante te organizatave dhe organizmave nderkombetare e rajonale, eshte bere gjithnje e me shume mbizoteruese; sidomos kur eshte fjala per ceshtje te tilla madhore si Kosova apo integrimi Euroatlantik e me gjere. Per hir te se vertetes, dukuri te tilla pozitive shumepaleshe ka pasur dhe me pare, madje ato jane shfrytezuar si baze e mire nisjeje. Por gjate tre viteve te fundit, ato jane shtuar ndjeshem, aq sa mund te thuhet pa e tepruar se kemi te bejme me nje HOP cilesor, te vleresuar edhe nga bashkesia nderkombetare. Gjithsesi, pa synuar kurrsesi ndonje "tirade" suksesesh, po behemi me konkrete, duke permendur vetem disa fakte dhe shembuj "pikante" ne tre fusha kryesore.
Kryesim nismash dhe...
Diplomacia shqiptare gjate vitit 2006 kryesoi bindshem "Nismen e Evropes Qendrore" (NEQ), ku gjysma e saj jane anetare te BE-se si dhe "Nismen e Adriatikut dhe Jonit" (NAJ). Ky kryesim terhoqi edhe vemendjen e nderkombetareve per nivelin e larte te organizimit, per gamen e shumellojshme te veprimtarive dhe nismave te shumta, te kurorezuara me Takimin e Ministrave te Jashtem dhe ate te Kryeministrave te Rajonit.
Te njejten gje ka treguar diplomacia jone edhe me kryesimin e radhes te "Kartes se Adriatikut", e cila synon anetaresimin ne NATO te tre vendeve te rajonit tone, me mbeshtetjen e SHBA-se dhe aleateve te tjere.
Ndersa tashme, deri ne muajin tetor, Shqiperia do te kete kryesimin e Organizates se Bashkepunimit Ekonomik te Detit te Zi. Ajo ka qene nder vendet e para qe ka mbeshtetur dhe eshte anetaresuar ne BSEC, 16 vjet me pare; ashtu sic nenvizoi ne fjalen e vet ne Stamboll me 12 maj, ministri Basha, objektivat dhe pritshmerite nga ky kryesim jane te shumta dhe te realizueshme.
Ne Borde Shumepaleshe
Nje arritje e dukshme gjate koheve te fundit eshte edhe anetaresimi i saj ne borde te rendesishme e me peshe nderkombetare. Keshtu, ne tremujorin e fundit te vitit te kaluar, Shqiperia u pranua anetare e Bordit te Institutit te Energjise Atomike Nderkombetare me qender ne Vjene. Eshte e tepert te permendim rolin dhe peshen e kesaj organizate te fuqishme nen ombrellen e OKB-se, sidomos gjate viteve te fundit dhe ne te ardhmen, kur energjia pritet "te beje ligjin" ne marredheniet nderkombetare. Vec te tjerash, Shqiperia perfaqesohet atje me sekretarin e Pergjithshem te Ministrise se Jashtme dhe synon qe te shtoje ndihmesen e saj ne kete forum e bashke me te edhe imazhin e saj.
Po aq e rendesishme eshte edhe zgjedhja e Shqiperise si anetare Ekzekutive e UNESKOS, organizata me e madhe boterore per kulturen dhe arsimin. Kjo arritje kerkoi mjaft pune dhe perpjekje edhe nga diplomacia shqiptare, sidomos po te kihet parasysh konkurrenca nga vendet e tjera me pervoje e tradita te pasura. Serish, Shqiperia perfaqesohet atje me diplomate te kualifikuar.
Mikprites shumepalesh
Krahas pjesemarrjes aktive ne veprimtari jashte, vendi yne po behet gjithnje e me shume edhe organizator dhe mikprites i disa veprimtarive te rendesishme nderkombetare. Nga katalogu i madh i ketyre veprimtarive, po permendim shkurt vetem disa prej tyre.
Ne dhjetor te vitit te kaluar, Shqiperia u be mikpritesja e Takimit te fundit dyditor te Paktit te Stabilitetit te Evropes Juglindore, i cili aty praktikisht ekzistencen e vet. Takimi i Tiranes, me nje pjesemarrje mbi 200 perfaqesuesve te huaj rikonfirmoi gjithashtu edhe rolin aktiv te Shqiperise gjate 8 viteve te ketij Pakti historik, i cili tashme eshte shnderruar ne Keshillin e Bashkepunimit Rajonal.
Ne maj te vitit te kaluar, krahas mjaft veprimtarive te tjera, pala shqiptare organizoi nje takim ne shkalle te gjere ne kuadrin e NATO-s ne Durres, me 48 delegacione te huaja, cka krijoi gjithashtu pershtypje mjaft pozitive te pjesemarresit.
Vemendje dhe interesim ka ngjallur kohet e fundit ftesa publike dhe zyrtare nga ana e Shqiperise per te organizuar ne Tirane, gjate tremujorit te fundit te ketij viti Forumin e Dialogut Nderfetar te Evropes Juglindore. Kjo eshte veprimtaria e pare e vendit tone ne kuadrin e Grupit te Miqve te Aleances se Qyteterimeve, ku Shqiperia eshte anetaresuar qysh ne ditet e para te saj.
Organizimi i ketyre veprimtarive, krahas te tjerash, thekson partneritetin serioz dhe luajal te vendit tone, cka nuk kalon pa u vene re dhe u vleresuar. Ndaj, edhe kerkesa shqiptare per kryesimin e OSBE-se ne vitin 2012 eshte mirepritur si nje ndermarrje plotesisht e mundshme.
Nuk mund te lihet pa permendur edhe perfaqesimi ne nivelin e duhur, me etiken dhe kompetencen e duhur profesionale te drejtuesve kryesore te diplomacise sone ne veprimtarite e zhvilluara. Pse jo, edhe replikat sa here qe ka qene e nevojshme te ministrit Basha per ceshtjen e Kosoves, si ne rastin e nje takimi shumepalesh ne Athine, muajin e kaluar.
Pa dyshim qe mbeshtetja e fuqishme nga shteti dhe qeveria shqiptare, bashkepunimi dhe sinkronizimi i punes me institucionet dhe dikasteret e tjera perkatese dhe organizmat nderkombetare jane garanci per vazhdimin e ketij hopi.
Ndaj mund te shihet qarte se diplomacia shqiptare po ben perpjekje per ta cuar me lart "steken" e objektivave dhe pritshmerive ne kete fushe.