PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Nafta per peshkataret 700 leke per liter

Blerina Hoxha
E Enjte, 15 Maj 2008

Nafta per peshkataret nuk do te kushtoje me shume se 70 leke per liter. Kjo per shkak se qeveria vendosi dje te mos vjele akcizen per sektorin e peshkimit. Sipas nje projektit te ri te qeverise, akciza nuk do te rimbursohet, por peshkataret do te mund te blejne naften ne pika te posacme me cmim 70 leke per liter. Vendi yne aktualisht ka nje flote peshkimi prej 268 anijesh te shperndara ne kater portet kryesore: Durres, Vlore, Lezhe dhe Shkoder, ku jane te punesuar rreth 900 veta. Ketij numri punonjesish, po t'i bashkengjitet nje numer tjeter punonjesish qe merret me sherbime te tilla si zdrukthetari, elektriciste, riparues anijesh, motoresh dhe rrjetash numri i te punesuarve arrin mbi 1500. Gjithashtu zinxhiri i peshkimit nga prodhuesi deri te konsumatori duke perfshire industrine perpunuese, transportin, restorantet dhe rrjetin e shitjes arrin ne 15 mije persona. Sipas perllogaritjeve qe ka bere Ministria e Financave, kostoja e karburantit ne Itali ze rreth 37 per qind te kostos se prodhimit, ne nje kohe qe ne Shqiperi ai perben me shume se 70 per qind te kostos. Ne kushtet e shfrytezimit te te njejtave rezerva ujore te detit Adriatik dhe Jon, si dete te perbashketa, flota shqiptare e peshkimit gjendet e diskriminuar kundrejt asaj italiane dhe greke, per arsyen e thjeshte se nafta per peshkim ne vendet e BE shitet nga magazinat doganore pa asnje lloj detyrimi fiskal mbi te. E njejta politike zbatohet edhe ne vend qe kane synim te anetaresohen ne BE te tilla si Kroacia dhe Mali i Zi. Deri tani, ne Shqiperi eshte zbatuar rimbursimi i akcizes, i cili ka krijuar probleme ne funksionim, duke bere qe kostoja e karburantit te jete me e larte se ne vendet e tjera fqinje. Gjithashtu politikat e hartuar me cmim fiks per gazoilin e peshkimit kane krijuar kushte joreale ne zhvillimin e sektorit. Me kushtet e liberalizimit te tregut te prodhimeve te peshkut ne Shqiperi do te favorizoje importet, duke ulur ne menyre te ndjeshme prodhimin vendas, si dhe eksportet e deritanishme ne tregjet nderkombetare dhe kryesisht ate te Bashkimit Evropian. Miratimi i ketij projektligji eshte nje hap perpara dhe e detyrueshem ne kuader te perafrimit te legjislacionit me Bashkimin Evropian si dhe te gjithe sektorit te peshkimit, duke garantuar te njejtat kushte pune dhe zhvillimi me keto vende. Efekti vjetor ne buxhetin e shtetit nga miratimi i ketij projektligji perllogaritet 444 milione leke impakt negativ. Po ky efekt negativ do te plotesohet nga efektet pozitive te TVSH, tatim-fitimi dhe kontribute te sigurimeve shoqerore dhe shendetesore, si rezultat i zgjerimit dhe zhvillimit te aktiviteteve perfituese te peshkimit.

Projekti, kompensim edhe per agro-perpunimin

Nje projektvendim tjeter qe po hartohet nga Ministria e Bujqesise parashikon rimbursimin e akcizes se lendeve djegese ndaj industrise ushqimore. Sipas burimeve te kesaj ministrie, projektvendimi, eshte hartuar ne baze te nje grupi pune me eksperte te institucioneve te linjes dhe ka per qellim te percaktoje kushtet dhe kriteret qe duhet te plotesojne subjektet, te cilat kane sera me ngrohje, apo prodhojne produkte industriale dhe agro-ushqimore, te cilat per nevoja teknologjike te prodhimit konsumojne lende djegese, akciza e te cilave rimbursohet, ne perputhje me sasine e produktit final, te shitur me fature TVSH-je. Burime nga KASH, bene te ditur per ATSH-ne se, ne sektoret qe pritet te perfitojne nga ky projektvendim jane perpunuesit e qumeshtit, te bukes dhe embelsirave.

Akciza, konflikt i gjate me qeverine

Peshkataret kane kerkuar, ketu e dy vite me pare, perjashtimin nga akciza per shkak se rritja e cmimit te karburantit kishte demtuar rende aktivitetin e tyre. Mirepo, kerkesa e tyre fillimisht nuk u mor ne konsiderate nga qeveria, duke bere keshtu qe peshkataret here pas here te hidheshin ne greva. Keshtu pas insistimeve te vazhdueshme dhe nje studimi qe iu be tregut nga Ministria Financave, qeveria vendosi qe te perjashtoje sektorin nga akciza e naftes.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika