PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Overdoza, gjendet i vdekur 32-vjecari


E Merkure, 14 Maj 2008

LAC - Nje 32-vjecar eshte gjetur i vdekur paraditen e djeshme, ne ish-magazinat e Ndermarrjes se Ndertimit te Lacit. Kane qene banoret e ketij qyteti, te cilet kane gjetur kufomen dhe kane njoftuar policine. Burime nga uniformat blu bene te ditur se trupi pa jete u identifikua si Agim Cara, banor i qytetit te Lacit. Viktima dyshohet se ka vdekur si pasoje e nje overdoze heroine, pasi prane trupit te tij u gjet edhe nje shiringe. Policia tha se i riu njihej si perdorues i droges, ndersa nga gjendja, ne te cilen u gjet trupi, mendohet se 32-vjecari ka vdekur qe perpara tri ditesh. Kjo perkon edhe me kohen kur familjaret denoncuan zhdukjen e Cares, i cili u gjet mengjesin e djeshem.

A.B




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika