PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

"Akademia e Yjeve", sonte 2 te larguar


E Merkure, 14 Maj 2008

Nje gare akoma me te forte do te ofroje sonte ne mbremje puntata e peste e "Akademise se Yjeve". Per cdo te merkure qe kalon, ethet e gares shtohen akoma me shume, ndersa konkurrimi synon te arrije majat, sepse per cdo jave edhe numri i talenteve te reja qe kerkojne vendin e me te mirit vjen duke u zvogeluar. Per kete mbremje, organizatoret kane menduar te tjera surpriza. Sonte do te vihen perballe njeri-tjetrit 12 sfidante ne kenge dhe balet dhe parashikohet qe ne fund te spektaklit stafi i pedagogeve te votoje per largimin, jo me te nje, por te dy konkurrenteve. Spektakli i kesaj radhe eshte menduar te ofroje nje shou te vertete me muzike folk, qe do te pasoje edhe ne mbremjet e ardhshme. Ndersa humori i batutave te perzgjedhura gjate oreve te mesimit ne Akademi, pritet jo vetem te ndeze atmosferen, por edhe te rrise dozat e debatit mes te rinjve. Sakaq konkurrentet e kesaj jave do te jene: Ana & Rina, por edhe Kristi & Andi ne latine, ndersa ne klasike Diellza & Graciano. Sfidat e kenges jane mes Irisit & Anxhit, Jurgenes & Nidores si dhe Arbereshes & Syaartes. Ne perfundim te gares do te jene 2 nxenesit qe s'do te mund te jene me pjese e sfidave te medha te "Akademise se Yjeve".


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika