Koncerti, konflikti mes natyres dhe njeriut"
E Merkure, 14 Maj 2008
Anisa Ymeri
Skenat shqiptare nuk kane provuar mbajtjen e nje festivali te tille me pare. I pagezuar "Peci Festival 2008", me krijimtarine perzgjedhur te nje prej kompozitoreve me ne ze shqiptare, Aleksander Pecit, kulmin e arriti mbremjen e djeshme. Ishte "Peci Recital Simfonik" qe u shijua jo pak edhe prej vet kompozitorit Peci. Ka lene pakez menjane modestine per te thene se, "nuk dua te mos jem i sinqerte dhe i ndershem me veten dhe me pas me publikun dhe them se koncerti nr.2 per piano dhe orkester, sipas meje, eshte vepra me e mire qe kam shkruar deri me tani. Kete nate e shijova, pasi ky koncert ka edhe dicka shume te vecante, eshte nje konflikt mes natyres dhe njeriut". Ne teresine e tij, ky eshte nje festival krejt i vecante, pasi eshte i shtrire jo vetem ne shume dite e muaj, por edhe ne shume shtete. Ka pasur edhe jo pak pengesa pergjate festivalit, qe kompozitori Peci i rrefen pergjate intervistes, ndersa festivali vijon me te tjera kenaqesi, sic eshte ajo e premieres televizive "Mozaikal 7" ne Tv Klan.
Prof. Peci, ky eshte nje eveniment qe shtrihet jo vetem ne dite, muaj e shtete te ndryshme. Si lindi ideja per te mbajtur nje festival te tille?
Nje njeri, sic eshte edhe nje kompozitor, pergatitet gjithe jeten e tij. Kjo eshte jeta e nje kompozitori dhe une shkruaj muzike, dhe kam shkruar jo pak, sidomos vitet e fundit, qe tanime jane edhe te botuara. Ka qene ideja e Zhani Cikos, qe, kohe me pare, me tha: pse te mos e bejme nje Aleksander Peci Festival, dhe kjo ishte nje ide qe me pelqeu shume. Fillimi ishte per te bere vetem 3 koncerte, por me pas festivali mori te tjera permasa. Vetem pak dite me pare, ne skenen e Teatrit te Operes u shfaq premiera e vepres muzikore "Loteu i stineve" me libret dhe muzike timen, koreografi te Agron Aliajt, regji te Mehmet Xhelilit, skenografi te Bashkim Zahajt dhe ne qender ishte Mariana Leka dhe Dritan Borici. Thelbi i kesaj shfaqjeje eshte rrugetimi i individit ne kerkim te thelbit te ekzistences, por edhe rrenjeve. Pasi, ekzistencen e gjen ne te kater anet e botes, por ka nje numer drejt finales, qe sikur e therrasin njeriu drejt rrenjeve.
Po kulmi i ketij festivali eshte koncerti juaj recital i mbremjes se 13 majit?
Kjo qe nata me interesante e gjithe festivalit, i cili ende nuk ka perfunduar. Nuk dua te mos jem i sinqerte dhe i ndershem me veten dhe me pas me publikun dhe them se koncerti nr. 2 per piano dhe orkester, sipas meje, eshte vepra me e mire qe kam shkruar deri me tani. Kete nate e shijova, pasi ky koncert ka edhe dicka shume te vecante, pasi eshte nje konflikt mes natyres dhe njeriut. Kjo eshte nje forme sonate, por nje forme e re, e krijuar prej meje, nuk eshte natyra apo skema e koncerteve klasike. Eshte nje transform i koncerteve per piano i nocionit uje; pa uje s'ka asgje dhe eshte ky transform per te dhene nje gjendje gati prej akullnaje qe ne saje te shkrirjes krijon detin dhe gjithcka me pas...! Per te mberritur tek ajo pyetja e madhe, drejt ciles bote po shkojme?! Dhe eshte zeri i sopranos, qe vjen si nje paralajmerim i nje aurore qe percjell shprese, derisa shkon drejt finales per te rimarre ate energji te nevojshme qe ka njeriu per te vijuar jeten.
Dhe ky nuk eshte fundi i "Peci festival 2008"...
Kete koncert do e ndjeke nje premiere e mrekullueshme ne Tv Klan me 18 maj. Eshte spektakli "Mozaikal 7", performance aktoriale e aktoreve me te njohur te skenes sone. Perpos ketyre eshte edhe nje performance filmike me fragmente te filmave. Vazhdon nje nate e peste, e cila eshte shpallur publikisht... por ka pasur nje veprim te paprecedente, pasi nga Drejtoria e Radio Tiranes, qe ne menyre antiligjore e ka shkelur kontraten. Do ishte ne nate e mrekullueshme vetem per harqet me nje titull "Klitheu tragjik".
Si kompozitor keni pengje pergjate ketyre koheve?
Nuk mund te them se ka vend per pengje, sa i takon festivalit, pasi eshte vertet i bollshem per te dhuruar mjaft vlera publikut shqiptar. Vetem ne 10 dite jane plot 4 premiera, cka nuk ka ndodhur me pare. Eshte nje akumulim sasior i punes sime gjate viteve te fundit, dhe le te themi se pervec ideve te reja kompozicionale, qe sjell ky festival, ka edhe nje te vecante tjeter, qe ne muajt tetor e nentor do te kete edhe nje ekspozicion, ku ka mjaft botime te miat, rreth 400 tituj partiturash te botuara.
Po sa i takon rezonances nderkombetare te tij, c'mund te na thoni?
Ka nisur me Florian Vlashin ne Spanje, ku pati edhe premieren vepra "Dea" dhe to ta riekzekutoje me 22 maj ne Prishtine. Nje spektakel qe parashikoj se do te jete i mrekullueshem. Ajo cka dua te theksoj ne kete rast eshte se ato vepra qe nuk munden apo s'do mund te luhen ne Radio Tirana do te luhen me orkestren e konservatorit "Cajkovski". Kisha programuar edhe nje nate tjeter, me te cilen kisha parashikuar qe do te mbyllja "Peci Festival", por me kete konflikt qe ne menyre te padrejte e kane krijuar, nuk besoj qe do jete e mundur. Dhe dua ta them ne menyre shume decizive: qe shume evente qe nuk jane ndoshta edhe te afte t'i bejne ne Shqiperi, do t'i transferoj jashte... do t'i gjej mundesite per ta bere kete gje!
Premiera me muziken e filmave shqiptare
Premiera televizive e pagezuar "Mozaikal 7", qe do te shfaqet ne TV Klan, me 18 maj, eshte shfaqja e radhes se "Peci Festival 2008". Jane pjese nga 11 filma shqiptare, muzika e te cileve eshte shkruar nga Aleksander Peci, ku do te shfaqen edhe personazhet me te njohur te ekranit tone, aktoret Tinka Kurti, Margarita Xhepa, Guljelm Radoja, Robert Ndrenika e Viktor Gjika. Do te vijne edhe copeza prej filmit "Gjeneral Gramafoni", i cili ka rrembyer kupen e festivalit te vitit 1979 per muziken me te mire te filmit. Per te vijuar me "Toke e pergjakur", "Si gjithe te tjeret", "Ne cdo stine", "Kur xhirohej nje film", "Fillim i veshtire", "Ne shtepine tone", "Butrinti", por edhe "Dasma e Sakos" qe ka marre kupen e muzikes me te mire te festivalit ne vitin 2000.