PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Rreziku nga ngecja ne njohje


E Merkure, 14 Maj 2008

Albana Isufi*

Berja e shtetit funksional te Kosoves ende mund te deshtoje, nese nuk vazhdohet me njohje. Kosova duhet te kete 'kumbaret' e saj te fuqishem, qe lobojne per te edhe tani pas pavaresise. Jane keto disa thekse nga konferenca mbi sfidat e Kosoves se pas-statusit. Ngecja ne 39 shtete, qe per tre muaj kane njohur Kosoven, sipas diplomateve nuk eshte shenje e mire per Kosoven. Kosova, sipas Neithart Hofer Vissing, nga Zyra Nderkombetare Civile, shume shpejt duhet ta rrise kete shifer ne 50. "Ne duhet te jemi me aktive dhe te ndihmojme Ministrine e Puneve te Jashtme, qe te zhvilloje strategjine e saj. Nje ceshtje, per shembull, qe mund te behet, eshte qe Ministria te krijoje nje qark te miqve ne ambasadat e ketushme, te cilat, sic e kane ndihmuar Kosoven deri tash, jane te gatshme per te bere shume perpjekje", thote Vissing, i cili shpreh druajtjen e tij, se nese ngec edhe ndihma nderkombetare, atehere vihet ne rrezik edhe funksionaliteti i shtetit te Kosoves. "Sa i perket berjes se Kosoves shtet te pavarur dhe te qendrueshem, mund te them se ende nuk kemi arritur te bejme vetem 35 per qind te punes. Ende nuk jemi ne krye. Mendoj se ne duhet te ballafaqohemi me kete dhe duhet te jemi realiste".

"Ne ende mund te deshtojme. Ka aq shume pengesa ne rrugen perpara dhe nuk kemi vetem miq te komuniteti nderkombetar; duhet t'i bindim ata se ceshtja juaj duhet te aktualizohet dhe per ta bere kete, se pari na duhet Kosova", thote Vissing.

Kosovareve u eshte sugjeruar qe ambasadat e para t'i hapin ne ato vende ku rrjedhin parate, si ne Bruksel, Nju-Jork e Gjeneve. "Perdoreni Quint-in. Ju duhet te keni, si te them 'kumbare' te fuqishem; do t'ju ndihmojne. Ju lutem rikthehuni ne agjende, ashtu qe pas pavaresise, ata duhet te bejne me shume per ju, kam fjalen per vendet e Quint-it", tha Vissing.

Sakaq, ish-kryediplomati shqiptar, Paskal Milo, thote se Qeveria e Kosoves, ashtu sic duhet t'i kete te qarta raportet e saj me vendet fqinje dhe me organizatat nderkombetare, duhet te dije se cfare roli luan Qeveria amerikane karshi Kosoves dhe njohjes se saj ne bote. Ai thote se faza e pare e njohjes u permbyll, edhe koha eshte per te reflektuar per hapat e metejme. Ai nenvizon se duhet bere perpjekje qe te arrihet njohja edhe nga disa shtete te BE-se, por edhe nga ato shtetet qe kane premtuar, por nuk e kane njohur Kosoven. "Eshte nje ceshtje per te cilen une mendoj se Qeveria e Kosoves duhet te punoje ne menyre me agresive dhe te bashkepunoje ngushte se bashku, qe te binden vendet e Konferences Islamike qe ta njohin Kosoven, meqe ata nuk kane mbajtur premtimin e dhene ne fillim se do ta njohin Kosoven".

"Tani shtrohet pyetja pse nuk e njohen, cka ndodhi, cilat jane arsyet? Ndoshta arsyet kane te bejne me nderhyrjen e Serbise apo Rusise, apo shteteve qe jane te aferta me ta, per te ndale njohjen e ketij shteti. Kjo eshte ceshtje e rendesishme, sepse kjo konference perfaqeson mbi 50 shtete, pra 50 vota ne asamblene e OKB-se kur te na duhen neser", shprehet ish-ministri shqiptar, Paskal Milo. Ministria e Puneve te Jashtme e Kosoves, e cila ende eshte ne formim e siper, aktualisht nuk ka ne fokus Konferencen e Vendeve Islamike, por Ameriken Latine. "Momentalisht, ministri i Jashtem, Hyseni, eshte ne udhetim nderkombetar; nje pjese te aktiviteteve diplomatike e ka kryer ne Vjene, me ambasadoret e Amerikes Latine. Keto ditet e fundit ka qene ne Panama, ku po lobon per pavaresine e Kosoves. Jemi te interesuar qe t'i intensifikojme aktivitetet tona", tha keshilltari i ministrit te Jashtem, Burim Breznica.

(*) Radio Evropa e Lire


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika