Te zhdukurit e Mitrovices, 3 zbulohen
E Merkure, 14 Maj 2008
Identifikohen trupat e tre te zhdukurve gjate luftes ne Mitrovice. Sektori per Deshmore te Luftes dhe Viktima Civile ne kuader te Drejtorise per SHMS ne Mitrovice, ka njoftuar se jane identifikuar trupat e tre personave qe konsideroheshin te zhdukur prej vitit 1999. Mesohet se jane identifikuar Lule Sheme Begiqi, (1972) e zhdukur gjate luftes se fundit; Halit Ilaz Sylejmani (1956) i zhdukur me 18 qershor 1999 si dhe Mevlude Sylejmani (1962) e zhdukur me 18 qershor 1999. Rivarrimi i tyre do te behet neser me 15 maj, ne varrezat e martireve ne Shipol. Sektori per Deshmore te Luftes dhe Viktima Civile tha se ceremonia e rivarrimit organizohet nga Shoqata e te Pagjeturve ne bashkepunim me pushtetin vendor te Mitrovices.