Seks me te mituren, pranga 21-vjecarit
E Merkure, 14 Maj 2008
Policia e Kosoves ka arrestuar nje djale te ri, pasi ka kryer marredhenie seksuale me nje vajze 16-vjecare. Akuza qe rendon mbi te riun, eshte ajo e "keqperdorimit seksual te personit te mitur". Mesohet se zbulimi i rastit u konstatua ne lagjen "Dardani", prane stadiumit te qytetit Peje, kur nje qytetar denoncoi ne polici dyshimin e tij. Policia konstatoi se e mitura shqiptare ndodhej ne nje makine me 21-vjecarin gjithashtu shqiptar. pas hetimit doli se 21 vjecari e kishte keqperdorur vajzen duke bere seks me te pavaresisht moshes 16 vjece, ne nje motel ne Decan. Ne keto rrethana ai eshte arrestuar. Ne Kosove, sikunder dhe ne Shqiperi, Kodi Penal percakton veper penale, seksin me te mitur dhe e denon deri ne 15 vjet burg. Por, ndryshe nga sa ne Shqiperi, ne shtetin me te ri, keto vepra penale perfundojne ne duart e drejtesise.