PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Ekzekutohet ne motel, agjentja e SHPK


E Merkure, 14 Maj 2008

Nje agjente e Sherbimit Policor te Kosoves eshte gjetur e vrare ne oret e para te dites se djeshme, pak ore pasi ishte qelluar me arme zjarri ne nje motel te Prizrenit. Viktima eshte H.B., 44 vjece. Prej vitesh, ajo ishte pjesetare e SHPK-se. Hetimet e para nuk kane arritur te mbledhin shume te dhena qe te cojne ne zbulimin e autorit dhe motiveve te krimit.

Burimet nga SHPK bene te ditur se naten, duke gdhire dita e djeshme, ne oren 10:15, ne katin e dyte te motel "Parisi", ne rrugen "De Rada" te Prizrenit, gjejne ne rrezik jete, 44 vjecaren, kolege e tyre. Viktima ndodhej ne shtrat dhe pa vonese u dergua ne spitalin e Prizrenit e me tej te Prishtines. Me gjithe perpjekjet e mjekeve, dje, heret ne mengjes, ajo nderroi jete, per shkak te nje plumbi qe kishte marre ne koke. Trupi i pajete i te ndjeres eshte derguar ne Institutin e Mjekesise Ligjore per autopsi.

Sipas hetuesve te SHPK, viktima ishte qelluar me armen e saj te detyres, nje pistolete Glock 9X19, me 14 fisheke. Ne vendngjarje u gjet dhe bllokua edhe nje gezhoje. Sakaq, policia ne vendin e ngjarjes tha se ka arrestuar nje shqiptar nga Kosova, i cili kishte qene duke e shoqeruar viktimen. Policia tha se po heton pisten e vrasjes, por nuk ka perjashtuar as ate te veteflijimit. H.B., ishte pjesetare e SHPK-se dhe i perkiste gjenerates se 16-te. Ajo kishte sherbyer ne rajonin e Pejes, ne qendren rajonale te komunikimit. ed.ku




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika