PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Masa per cmimet, buxhet shtese


E Merkure, 14 Maj 2008

Nga analiza e situates fiskale, Ministria e Financave ka planifikuar nje buxhet shtese kete vit, zevendesministri i Financave, Sherefedin Shehu, tha dje ne konferencen e perbashket per shtyp me FMN. Ne kete buxhet shtese, perparesi do vazhdojne te kene investimet dhe sidomos infrastruktura. Keshtu qe krahas rritjes se pagave dhe pensioneve nga fondi i kontigjences, te kete nje rritje te perfitimeve edhe per shtresat qe trajtohen me ndihme ekonomike. Megjithate deri me sot ecuria e inflacionit konsiderohet e mire, e mbajtur nen kontroll dhe presionet inflacioniste per sa i perket politikave tona te brendshme fiskale dhe monetare kontribuojne ne mbajtjen e tij nen kontroll dhe uljen e vazhdueshme te tij, duke e bere Shqiperine vendin me nivelin me te ulet te inflacionit te rajon. Ne kete buxhet shtese perparesi do vazhdojne te kene investimet, dhe sidomos infrastruktura, tha Shehu. Por njekohesisht ai tha se, ne buxhetin ekzistues dhe ne rishikimin qe do te behet ne buxhetin shtese, ne kemi rene dakord dhe do te vazhdojme me politiken e krijimit te kontigjencave te mjaftueshme, te cilat do te kontribuojne ne zbutjen dhe eliminimin e rrisqeve te mundshme fiskale, te rritjes se inflacionit apo te risqeve te tjera.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika