Mirdite/ Lenda plasese nuk duhej te levizte naten
E Merkure, 14 Maj 2008
Afro 10 tone lende plasese qe burime te sigurta e konsiderojne te llojit tritol, eshte derdhur mbremjen duke u gdhire dita e djeshme ne oborrin e baneses se Ndue Laskes ne fshatin Sang, te rrethit te Mirdites. Nga hetimet e para eshte provuar se automjeti i kompanise nenkontraktore "Nitromaks", i cili transporton lende plasese per llogari te kompanise "Behtel Enka", qe nderton aksin Rreshen-Kalimash, ka dale nga rruga duke rene mbi nje shtepi. Automjeti eshte perplasur me katin e dyte te baneses, e cila ka pesuar deme materiale. Nga hetimet e para, rezulton se faji eshte teresisht i kompanise transportuese, e cila nuk ka njoftuar policine per levizjen e saj, ndonese ne bordin e ketij mjeti kane qene 10 tone eksploziv. Mesohet se mjeti ishte nisur ne mbremje nga depot e Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise ne Borizane per ne fshatin Sang te Mirdites. Askush nuk mund te konfirmoje se si eshte bere i mundur levizja e mjetit pa masa paraprake sigurie, te cilat jane te domosdoshme ne kesi rastesh. Burime nga grupi hetimor thane se nje shkelje e rende eshte edhe fakti se makina ka zgjedhur te udhetoje naten, si te transportonte mall kontrabande. Vete policia ka njoftuar se malli transportohej nga 48-vjecari Pjeter Coku, i cili ishte i licencuar per transportimin e lendeve plasese. Ne fakt policia e qarkullimit ka verifikuar se batimi i mjetit ka ardhur ne nje moment kur po perpiqej qe te nderrohej me nje mjet tjeter, i cili nuk eshte bere i njohur.
I demtuari: Ndertoni nje mur
Ndue Laska, pronari i baneses se demtuar nga kamioni me eksploziv, tregon se nuk mund te jetoje me ne kete banese, ne kushtet kur ngarkesat e rrezikshme kalojne fare prane. "Firma duhet te jete e pergjegjshme dhe te ndertoje se paku nje mur mbrojtes, qe familja ime te jete me e sigurt", tha Laska.
Aleksander Ndoja