PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Veteflijimet, Korca nder zonat me te prekura


E Merkure, 14 Maj 2008

Veteflijimet ne rajonin e Korces kane marre permasa alarmante nga fillimi i ketij viti. Rasti me i fundit i raportuar eshte ai i nje 38-vjecari nga fshati Vlocisht, i cili i dha fund jetes me vetevarje ne litar. Adrian Hoxhallari mendohet se ka pesuar nje perkeqesim te gjendjes shendetesore, pas humbjes se nje femije. Rreth 3 jave me pare, Luan Culi, 32-vjec, baba i dy femijeve, u vetevra me nje overdoze droge. I riu u gjet mengjesin e 5 prillit te ketij viti i vdekur ne banese, me shiringen e heroines te ngulur ne krah. Dyshohet se motivi i veteflijimit te 32-vjecarit ishte divorci nga bashkeshortja, e cila ishte larguar duke marre me vete edhe femijet. Gjithashtu ne fund te prillit, nje 22-vjecare nga Devolli, e cila dy vjet me pare i kishte shpetuar vetevrasjes me ciften e te atit, eshte gjetur e vetevarur. Nga fillimi i ketij viti numerohen dhjetera vetevrasjesh ne Korce, duke perfshire edhe rastin e nje pedagogu ne Universitetin "Fan Noli" te ketij qyteti. Ne kete bilanc tragjik perfshihen edhe dhjetar raste te tjera te mbetura ne tentative. Pjesen me te madhe te tyre policia i ka klasifikuar si "te kryera ne kushtet e renduara psikike".
















Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika