 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Vrasja e biznesmenit, pranga emigrantit
E Merkure, 14 Maj 2008
Xhemil Beharaj
Hetimet ne lidhje me vrasjen e biznesmenit Ismet Saliko, kane cuar ne pranga nje 30-vjecar nga fshati Rerez, i rrethit te Beratit. Ngjarja e ndodhur mbremjen e 30 dhjetorit te vitit te kaluar, ka bere qe policia e Fierit te arrestoje Guxim Calen, banues ne Berat dhe prej disa vitesh emigrant ne Itali. Burime zyrtare te Policise se Shtetit njoftuan dje se 30-vjecari Guxim Cala, u arrestua ne kuader te operacionit 'GIANT 2'". Mesohet se gjate kontrollit te ushtruar ne banesen e tij u gjeten arme zjarri, nje pushke vetembushese gjysmautomatike model 56, e kalibrit 7.62 mm.
Policia tha se Cala dyshohet si autor i vrasjes se biznesmenit Ismet Saliko, me 30 dhjetor te vitit te kaluar, ne qytetin e Fierit. Gjykata e Shkalles se Pare te ketij rrethi ka dhene ndaj tij masen e sigurise 'burg pa afat' per veprat penale 'vrasje me paramendim', si dhe 'mbajtje pa leje te armeve luftarake'. Lidhur me kete ngjarje, policia arrestoi me 19 mars te ketij viti dhe 40-vjecarin Selim Bregu, lindur dhe banues ne Patos, i cili ka qene ortak ne biznes me viktimen Ismet Saliko. Burimet thane se 40 vjecari Bregu u arrestua nen akuzen 'falsifikim dokumentesh'. "Permes falsifikimit te dokumenteve, Selim Bregu ka perfituar nga viktima Saliko shumen prej 90 mije euro", perfunduan burimet. Sipas burimeve nga grupi hetimor mesohet se gjate marrjes ne pyetje Cala nuk ka pranuar qe te jete autori i vrasjes se biznesmenit Ismet Saliko, ndersa burime policore thane se hetuesit kane ngritur hipotezen e vrasjes me pagese. Aktualisht po punohet per te zbardhur hyrje-daljet ne kufi te emigrantit, pasi ne sistemin e kontrollit TIMS dhe ne pasaporte nuk rezulton qe ai te kete qene ne Shqiperi naten kur ndodhi vrasja.
Pese te shoqeruarit per ngjarjen
Tri dite me pare, policia e Fierit shoqeroi per ne ambientet e saj pese persona, tre nga fshati Rrerez i rrethit te Beratit dhe dy krushqit e tyre nga fshati Panahor i rrethit te Mallakastres. Pasi jane marre ne pyetje per rreth 10 ore ne prezence te prokurorit te ceshtjes Petrit Vukaj kater prej tyre jane lene te lire nderkohe qe prangat ju hodhen 30-vjecarit Guxim Cala.
Ndalimi i Bregut rinisi hetimet
Sipas burimeve te Prokurorise se Fierit mesohet se gjithcka ka nisur pas ndalimit te biznesmenit Selim Bregu. Pas pergjimeve speciale qe ka bere grupi hetimor, ka rezultuar se kane dale informacione rreth vrasjes se biznesmenit Saliko, informacione te cilat kane cuar fillimisht ne shoqerimin dhe marrjen ne pyetje te 5 personave e me pas ne ndalimin e te dyshuarit.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Tre grabitje radhazi tek INSIG e firmat private
- Pergjimet, Jak Ndokaj kerkon shtyrjen 30 dite te komisionit
- Skandali i Kasharit, furtune ne Qark
- "Te vertetat per akuzat qe me bejne"
- "Edhe David Braun na dhunonte seksualisht"
- Ina Rama: Gati ekstradimi per dy britaniket
- Fejohet ish e dashura, vetehelmohet studenti nga Struga
- Makina e 2008, Fiat prezanton modelin e ri
- Plumba mbi biznesmenin, kapet i riu
- Heroine prane shkolles, 3 ne pranga
- E rreh gruaja, merret ne mbrojtje 77-vjecari
- Aksidenti, bie ne gremine furgoni me nxenes
- Mbidoze valiumi, rrezikohet 70-vjecari
- Komisar Dida, 5 vjet burg
- Konflikti i pronesise, vritet emigranti
|
|