Droga nga Porti i Durresit, 30 vite burg per dy te akuzuar
E Merkure, 14 Maj 2008
Prokuroria e Krimeve te Renda kerkon 30 vjet burg per dy te pandehur qe akuzohen per trafikun e 17 kg heroine nepermjet Portit te Durresit. Pas debateve te shumta per mungesen e provave dhe mohimit te autoresise se droges se sekuestruar me 17 janar te nje viti me pare, organi i akuzes vendosi qe te pretendoje ne pretencen e djeshme para togave te zeza, te kryesuara nga gjyqtari Ardit Mustafaj, shpalljen fajtor dhe denimin e dy te arrestuarve. Per Petrit Xhepen u kerkua denimi me 13 vjet heqje lirie, kurse per te pandehurin Shpetim Hushi, prokuroria pretendoi 17 vjet burg. Nderkohe, seanca e radhes eshte shtyre, me qellim qe pala mbrojtese te jepte konkluzionet perfundimtare. Seancat e meparshme ne ngarkim te dy te pandehurve jane shoqeruar me debate te ndryshme rreth provave te dosjes. Sipas mbrojtjes, i pandehuri Hushi eshte vene ne pranga ne saje te gjurmeve te gishterinjve. Sipas avokatit, ne vendin tone rezultojne te jene dy persona me te njejtin emer, madje klienti i tij nuk duhet te ishte ne seance, pasi emri i nenes se tij eshte i ndryshem nga ai i te kerkuarit te vertete. Keshtu, mbrojtja ka pretenduar se gjurmet daktiloskopike ngjasonin me te tijat, por qe nuk eshte pikerisht ky personi i kerkuar. Madje, pala mbrojtese i ka kerkuar gjykates edhe kryerjen e verifikimeve te gjurmeve te gishterinjve, te cilat dolen qe i perkisnin Hushit. Sipas prokurorit te ceshtjes, dy te pandehurit ne bashkepunim me njeri-tjetrin kane tentuar te trafikojne 17 kilograme heroine. Me 24 janar te vitit te kaluar, Shpetim Hushi ishte kthyer nga shteti fqinj, Italia, nepermjet portit te Durresit. Sipas prokurorise ai ka kontaktuar me te pandehurin Xhepa dhe tri dite me pas, rreth ores 22:00, Hushi do te udhetonte serish drejt Italise. Por gjate kontrollit te ushtruar ne piken doganore, Hushit i eshte gjetur rreth 17,5 kg lende narkotike, e cila ka rezultuar te jete e llojit heroine.
R.C