PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

"Vrasja per pronat, zhvarroset Gani Kamberi"


E Merkure, 14 Maj 2008

Perplasja mes policise dhe prokurorise per vdekjen e Gani Kamberit con ne zhvarrosjen e kufomes dhe riberjen e ekspertizes mjeko-ligjore. Organi i akuzes pretendon se 40-vjecari eshte vrare me nje plumb ne koke pas konflikteve per pronen qe pretendonte se ia kishin zaptuar dhe kishte bere denoncim. Kurse policia e Komisariatit nr. 2 kishte vleresuar ngjarjen si nje akt te paster vetevrasjeje ne kushte depresioni. Por edhe bashkeshortja e viktimes kishte hedhur akuza per nje vrasje te paster per shkaqe pronesie dhe lidhur me skandalin e pronave ne Kashar. Diten e djeshme eksperte te Mjekesise-Ligjore, policise dhe prokurorise se Tiranes, kane marre pjese ne procesin e zhvarrimit te Gani Kamberit. Gazeta "Koha Jone" zbardhi skandalin e "vetevrasjes", nderkohe qe tashme ceshtja ka marre nje tjeter rrjedhe hetimi. Por edhe rezultatet paraprake te eksperteve te Mjekesise Ligjore detyruan Prokurorine e Tiranes te zhvarrose Gani Kamberin, i cili u gjet i vdekur me 14 tetor te vitit te kaluar, ne afersi te liqenit te Kasharit.

Dyshimet e familjareve detyruan organin e akuzes t'u drejtohet eksperteve mjeko-ligjore qe te analizojne me kujdes te gjithe provat e gjetura ne vendngjarje, menyren sesi eshte kryer qitja dhe nese vrima e hapur pas koke ishte e mundur te realizohej nga vete viktima. Pikerisht rezultati i eksperteve vulosi se kemi te bejme me nje krim dhe jo nje akt vetevrases, ashtu sic edhe u dyshua fillimisht nga hetuesit dhe prokurori i ceshtjes. Gani Kamberi, sipas familjareve te tij, mesohet te jete gjetur i vdekur pasi ka dhene shpjegime per disa ore ne Prokurorine e Tiranes, lidhur me grabitjen apo mbivendosjen e pronave ne komunen e Kasharit nga kreret e saj. Gani Kamberi u deklarua i vetevrare ne kushtet e tronditjes se rende psikike, nderkohe qe policia, ekspertet dhe autopsia e Mjekesise Ligjore hodhi dyshimet se ne kete rast nuk kemi te bejme me nje akt vetevrasjeje, por me vrasje te mundshme. Te parat shenja qe cuan ne keto dyshime ishte menyra e percuarjes se plumbit ne trupin e viktimes, pozicion i te cilit, sipas eksperteve, ishte i veshtire te ishte i tille ne nje rast vetevrasje, pasi vrima e hapur nga qitja ishte ndryshe nga sa eshte ne nje rast vetevrasjeje.

Dyshimet per nje vrasje te mundshme u pasuan edhe nga ato te familjareve, te cilet e kane hedhur kete version qe ne diten qe u gjet trupi i Ganiut. Ne keto kushte, Prokuroria e Tiranes vendosi dje zhvarrimin e kufomes ne varrezat e Kasharit dhe keqyrjen e plote te te gjitha elementeve qe mund te cojne ekspertet ne nje konkluzion te qarte. Paralelisht, grupi hetimor po mbledh edhe ne terren te dhena mbi menyren e vdekjes se Gani Kamberit dhe dyshimet e para jane per nje vrasje per motive pronesie. Pergjigja perfundimtare e eksperteve mjeko-ligjore hodhi drite edhe mbi pisten ku pritet qe organi i akuzes te fokusoje hetimet. Per ngjarjen grupi hetimor ka pyetur mbi 30 persona, nderkohe qe pas rezultatit te eksperteve, pritet te deshmojne mjaft persona, nderkohe qe do te rithirren edhe ata qe kane deshmuar njehere.

Valbona: Ganiun e vrane se denoncoi pronat

"Gani Kamberi eshte vrare per shkak te denoncimit qe beri ne prokurori per zaptimin e tokes se tij". Keshtu ka deklaruar bashkeshortja e te ndjerit, disa muaj me pare, ne nje interviste per gazeten "Koha Jone", duke permendur dhe emra te dyshuarish. Valbona Kamberi eshte shprehur e bindur se Ganiu ka pasur shume probleme me token dhe nuk mund te ishte vetevrare, pasi nuk kishte shfaqur kurre shenja depresioni. "Pese dite perpara se te gjendej i vdekur Ganiu ka qene ne prokurori ku eshte interesuar per problemin me token. Ganiu ka pasur probleme me Xhevahir Hyken i cili e ka rrahur tre here", tha Valbona. Sipas saj, Hyka e ka rrahur Ganiun prane shtepise heren e pare, ne autostrade dhe heren e trete tek Ura e Limuthit. Por probleme i ndjeri mesohet se ka hasur edhe ne kadaster, pasi pronat i ishin tjetersuar.

"Kashari", 10 ne pranga per pronat

Hetimet per abuzimet e tokave ne Kashar kane nisur muaj me pare nga ana e Prokurorise se Tiranes. Agjente te infiltruar, pergjime telefonike dhe denoncime te vete banoreve te zones, kane cuar deri ne arrestimin e 10 personave te dyshuar si pergjegjes. Nderkohe qe rreth 5 topografe jane nen hetimin per te njejtat abuzime. Akuza ka ne dispozicion te gjitha tapite e kesaj komune, si ato origjinale, por edhe ato te falsifikuara, si dhe nje numer te madh deshmish. Behet fjale per 150 mije metra katrore toke dhe 1,5 milione euro deme ekonomike. Ne pranga jane edhe kryetare komune te Kasharit.

A. Cena/R. Caushaj










Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika