"Deshmite te pavlefshme, jane marre pa avokat"
E Merkure, 14 Maj 2008
Redinalda Caushaj
Prokuroria ka gabuar ne vleresimin e provave per rastin e rrembimit te femijes Erion Nushi me qellim perfitimin e 200 mije dollareve nga te pandehurit ne vitin 1995. Deshmite e te akuzuarve si anetare te "Hakmarrjes per Drejtesi" jane marre pa prezencen e avokateve, nderkohe qe hetuesit nuk kane provuar nepermjet shpjegimeve akuzat e ngritura prej 12 vitesh ne dem te te pandehurve. Avokati Dylber Mane edhe nje here vlereson se provat per "Hakmarrjen...", jane te manipuluara dhe se jane te njejtat akte te prokurorise, sikurse pese vite me pare kur gjykata rikthehu ceshtjen dhe i shpalli te pafajshem.
"Pavaresisht faktit se gjykata nuk i pranon si prove te mjaftueshme deklarimet e te pandehurit Nikolin Novruzi, ne rastin e rrembimit te femijes Erion Nushi, ajo s'eshte e sakte kur permend se Nikolin Novruzi dhe Leart Shyti kane pranuar qe jane autore. E verteta eshte se ne procesverbalet e deklarimeve te Leartit nuk ka asnje pyetje dhe asnje lloj shpjegimi per kete krim, ashtu si dhe per disa nga krimet e tjera, per te cilat akuzohet", thuhet ne konkluzionin e pales mbrojtese. Ato i referohen ngjarjes se 13 viteve me pare prane shkolles "Dora D'Istria" ne Tirane, kur u rrembye djali i biznesmeneve Nushi. Mane pretendon ne materialet e pergatitura dhe shqyrtimin e pretendimeve te prokurorise, se ky eshte nje paradoks qe shoqeron te tjeret per te ashtuquajturat deklarimet e te pandehurve. "Deklarimet e Nikolinit per kete episod, te para lidhur me provat e tjera, provojne te kunderten e asaj qe pretendon akuza. E ndodhur para ketyre provave, gjykata duhej te kishte respektuar nenin 370/2 te Kodit Penal, qe e kushtezon leximin e deklarimeve te te pandehurit qe gjykohet ne mungese, me pranine e mbrojtesit ne kohen e berjes se tyre", thote avokati. Duke iu referuar ligjeve, ai kembengul se "ato jane prova te mara ne shkelje te ndalimeve te parashikuara nga ligji dhe gjykata nuk duhet t'i perdorte si prove". Edhe per kete rast, pala mbrojtese pritet te kerkoje qe pretendimet e prokurorise dhe provat qe ajo ka servirur per rrembimin e femijes Erion Nushi, te mos merren parasysh e te shpallen te pavlefshme. "Ne kerkojme per te mos u perdorur si prove dhe per t'u deklaruar te pavlefshme deklarimet e te pandehurit Leart Shyti, kundershtime per deklarimet e te pandehurit Kreshnik Spahiu, kundershtime per deklarimet e te pandehurve Nikolin dhe Pasho Novruzi dhe per deklarimet e bera nga te pandehurit ne dem te Gentian Cakes, te administruara perkatesisht ne seancat e datave 03 korrik 2002 dhe 12 nentor 2002", thote avokati ne pretendimet qe pritet t'ia lexoje edhe trupit gjykues ne seancen e ardhshme. Edhe per kete episod thuhet se deklarimet e te pandehurve 12 vjet me pare pas arrestimit jane bere nen presion e torture ne tunelet e Dajtit dhe pa asnje baze shkencore, duke i cilesuar si sulm politik. Por nje tjeter argument ku mbrojtja mbeshtetet fort eshte edhe fakti i pranimit te azilit politik per pese nga te pandehurit prej vendeve evropiane, si Belgjika, Zvicra e Holanda. Sipas Manes, nese keto vende do te shikonin parregullsi, atehere nuk do e jepnin kurre te drejten e azilit.