Prokuroria: Gjysme shekulli burg per 4 ushtaraket e "Ciklonit"
E Merkure, 14 Maj 2008
Gjysme shekulli burg rrezikojne kater ushtaraket e arrestuar gjate operacionit "Cikloni 1", te akuzuar per trafik te municioneve dhe armeve. Prokuroria e Krimeve te Renda kerkoi seancen e djeshme ne pretencen e saj denimin me 45 vjet heqje lirie, ndersa konkluzionet u lexuan nga prokurori i ceshtjes, Anton Martini. Ne fjalen e tij perfaqesuesi i organit te akuzes i kerkoi togave te zeza te kryesuara nga gjykatesja Marsela Bilali, shpalljen e te pandehurve fajtore.
Prokurori i kerkoi trupit gjykues te Krimeve te Renda denimin me 10 vjet burg per Arif Maten, ish-oficer ne shtabin e brigades 4460 ne Peze, 11 vjet burg per magazinierin e repartit te Beratit, Gramoz Bendo, nje vit me pak per shoferin Pajtim Lama dhe 14 vjet burg per kolegun e tij, Medi Hasani. Sipas Martinit, kater te pandehurit kane rene ne pranga me 17 mars te vitit 2007. Ata u kapen ne rrugen nacionale Berat-Lushnje, pas nente muajsh pergjimesh nga Prokuroria e Krimeve te Renda. Nga hetimet rezultoi se ngarkesa e fishekeve te kalibrit 7.62 milimeter ishte marre ne repartin e Mbreshtanit ne Berat dhe po transportohej per ne qytetin e Durresit, ku do te shkembehej me pistoleta "Mini Blou". Te kater te pandehurit kane pretenduar se armet do t'i dergonin ne nje baze ushtarake te kryeqytet, si dhe kishin marre leje per te dale nga Reparti 4460 per te levizur me makinat e ushtrise. Pas verifikimeve te kryera nga ana e prokurorise, rezultoi se keta te fundit nuk kishin marre leje per te qarkulluar e me teper per te kryer transport municionesh me mjete. Nga ana e tij, prokurori i ceshtjes ka kembengulur para trupit gjykues se nga verifikimet e kryera rezultoi se keto arme do te shkembeheshin dhe me pas do te trafikoheshin. Sasia prej 46 mije fishekesh dyshohet se do te dergohej per ne Kosove. Ne seancen e radhes, mbrojtja e kater te pandehurve ushtarake do te paraqese edhe konkluzionet e saj perfundimtare ne lidhje me dosjen "Cikloni 1". Pas dy seancash gjyqesore pritet te perfundoje edhe procesi i nisur prej nje viti.
R.Caushaj